Zorana Mihajlloviq: Qeveria serbe do të investoi 126 mln dinarë në Bujanoc!
Nënkryetarja e Partisë Përparimtare të Serbisë, Zorana Mihajlloviq, gjatë ditës së sotme ka vizituar, me ç’rast ka takuar qytetarë e bashkëqytetar nga Bujanoci.
Zorana Mihajlloviq, ministrja e infrastrukturës në qeverinë teknike, gjatë vizitës së sotme në Bujanoc, ka theksuar se qeveria aktuale nuk e ka harruar Bujanocin dhe se kjo qeveri ka ndarë 126 milion dinarë për asfaltimin e rrugëve në komunën e Bujanocit.
“Deri në fund të vitit 2017, do të përfundojmë rekonstruimin e hekurudhës në korridorin 10, si dhe do të përfundojmë edhe pjesën e fundit të autostradës E-75, me që pa një infrastrukturë të mirë, nuk do të mund të zhvillohet ekonomia” – deklaroi Mihajlloviq, para qytetarëve dhe simpatizuesve të PPS (SNS) në sheshin kryesor të Bujanocit./Lugina-Lajm/