Zyra për të Rinjë Bujanoc i del në ndihmë familjes Musliu nga Tërnovci (Foto)
Në lagjen Kolonia të fshatit Tërnovc të Bujanocit në familjen nëntë anëtarëshe Musliu, Zyra për të Rinjë ka shpërndar ndihma Humanitare, gjëra ushqimore dhe higjienike me qëllim që sadopakë ta zbusë gjendjen e vështirë me të cilën po përballet kjo familje.
Ky aksion humanitar nga Zyra për të Rinjë në Bujanoc është ndërmarrë duke e parë të nevojshme ofrimin e ndihmës kësaj familjeje në kushte të rënda ekonomike e cila ballafaqohet me varfëri të skajshme, por edhe me sëmundjen që kanë prindërit, e gjith këtyre kur ti shtohet edhe ndërprerja e energjis elektrike për shkak të borzhit kjo familje nuk din se kah t’ia mbajë. Artikujt ushqimor dhe higjenik sot kanë gëzuar pa masë zonjën e kësaj fmailjeje Ajshe Musliu po ashtu edhe të zotin e shtëpisë Halit Musliu, të cilët që të dy të sëmurë por që në rend të parë kanë fëmijët të cilët edhe pse të mitur mbredhin rrugëve për të kërkuar ndonjë pun që ta sigurojnë kafshatën e gojës.
Kjo familje gëzon të drejtën e ndihmës sociale, por shuma të cilën marrin nuk është e mjaftueshme për gjëra më elementare e lere edhe për pagesën e energjis elektrike, të cilën tashmë nuk e kanë. Sipas zonjës së shtëpisë, falë njerëzve të villnetit të mirë, ndihmat nuk mungojnë asnjëherë. Ka një muaj që kjo fmailje jeton pa energji elektrike pasi që janë shkëputur nga rrjeti në pamundësi të pagesës. “Un jam mirënjohëse shum” tha zonja Ajshe e përlotur për ndihmat që na sollën sot këta të rinjë, sepse un nuk mund ti gëzojë fëmijët e mi në këtë mënyrë ashtu siq po na gëzoni juve sot.
Kordinatorja e zyrës për të rinjë Vjiollca Aliu e cila ka gëzuar pa masë fmailjes Musliu duke pa edhe nga afër gjendjen e tyre tha se, ky aksion do të vazhdoj edhe më shpesh në këtë familje.
“Ne e kemi obligim që ti dalim në ndihmë çdo familje me kushte të vështira ekonomike, do të vazhdojmë edhe ditëve në vijim që të shpërndajmë ndihma në familjet me nevojë” tha Aliu. Aksioni humanitar nga Zyra për të Rinjë e cila do ti dal në ndihmë familjeve me kushte të vëshira sociale sipas koordinatores Vjiollca Aliu do të vazhdoj edhe në nëpër fshatarat e tjera të komunëssë Bujanoc, aty ku ka nevoj për pak dritë dhe shpres.