Lajme

Shtetasi i Serbisë deportohet nga Kosova për shkak të sjelljeve arrogante

Gjilan – Policia e Kosovës është njoftuar se i dyshuari Serb shtetas i Serbisë i cili shërben në Manastirin e Dragancës, komuna Novobërdë, derisa ishte duke u mbajtur një liturgji me rastin e një feste fetare, ka thyer një dritare në një nga konaqet e Manastirit duke i prerë të dy duart me xham, dhe kur eprorët e Manastirit dhe shërbyesit tjerë e vërejnë, tentojnë për t`i dhënë ndihmë, por i njëjti ka sulmuar njërin nga priftërinjtë, gjithashtu shtetas i Serbisë.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i njëjti dërgohet në Gjykatën Themelore-Divizioni për Kundërvajtje në procedurë të shpejtë.

Pas mbajtjes së seancës gjyqësore, Gjykata Themelore – Divizioni për Kundërvajtje në Gjilan, ka sjellur aktvendimin, sipas të cilit të dyshuarit i caktohet masa e “Largimit nga territori i Republikës së Kosovës” për në shtetin e tij të origjinës – në Serbi, ku në Pikën Kufitare Porta 5 – te “Dheu i Bardhë”, ai është deportuar nga policia e Kosovës nga stacioni Policor i Novobërdës dhe i dorëzohet autoriteteve të Serbisë ka njoftuar Ismet Hashani./rajonipress/

Related Articles

Back to top button