Shëndetësi

3 ditë pa sheqer

Cdo njeri here pas here e ndjen nevojen per te konsumuar produkte te embla apo thjeshte vetem sheqer. Sidoqofte, konsumimi i pakontrolluar i sheqerit mund te krijoje varesi dhe semundje te ndryshme.

Efektet e demshme te sheqerit:
Lekura – ndoshta nje nga efektet anesore me te dukshme qe vjen nga konsumimi i larte i sheqerit eshte lekura gri ose e zverdhur.
Zemra – sa me shume sheqer qe konsumoni, aq me i larte do te jete rreziku nga semundjet kardiovaskulare. Nje hulumtim i realizuar nga “Internal Medicine” ka gjetur se sheqeri rrite nivelin e kolesterolit dhe kontribuon ne demtimin e melcise.
Diabeti- konsumimi i larte i sheqerit con ne rritjen e rrezikut te zhvillimit te rezistences se insulines apo diabetit te tipit 2. Nje hulumtim i realizuar ne Londer ka gjetur se pirja e rregullt e pijeve te gazuara mund te rrise rrezikun e zhvillimit te diabetit te tipit 2 per 25%.
Truri – glukoza shkakton depresion, crregullime dhe demton kujtesen.
Kanceri – glukoza duke qene nje element pro-inflamatore ushqen qelizat kancerogjene.

3 – dite pa produkte te embla:
Ndiqni keto udhezime ne menyre qe te pastroni organizmin tuaj dhe te liroheni nga varesia e sheqerit. Eshte e rendesishme qe pas kesaj periudhe 3 ditore te vazhdoni te shmangni sheqerin dhe embelsirat duke i zavendesuar ato me fruta te fresketa ose me mjalte dhe produkte te tjera natyrale.

Dita 1:
Mengjesi: 1 gote lenge boronice, arra dhe sallate.
Dreka: Kungull i zier me karrota, Panxhar dhe Bajame
Darka: Peshk i pjekur, Brokoli dhe kepurdha.

Dita 2:
Mengjesi: 3 veze te ferguara me spinaq
Dreka: Kungull i njome i pjekur ne skare me laker te gjelber, Karrota, Limon, Majdanoz, Uthull.
Darka: Supe, Oriz me kepurdha dhe domate, Perime.

Dita 3:
Mengjesi: 3 veze te ziera, arra dhe sallate
Dreka: Kofshe e pjekur pule me rozmarine, limon, qepe dhe ullinje te zi
Darka: Supe, Makarona, Kepurdha, Selino, Karrota, Qepe.

Keshilla: Ne vend te pijeve te gazuara, pini me shume uje dhe caj te gjelber
Ju mund te pini kafe gjithashtu, mirepo vetem me sasi te limituar te sheqerit.

Related Articles

Back to top button