Lajme
300 franga dënim kush “pështyn” çamçakëzin në tokë!
Kush “pështyn” çamçakëzin në tokë duhet të marrë një dënim shembullor: 300 franga gjobë. Këshilli Federal (qeveria) po e përkrah një propozim për ndryshim ligji në këtë pikë, shkruajnë mediet zvicerane. Po kjo do të vlente edhe për ata që hedhin kudo bishtat e cigareve pas tymosjes, transmeton albinfo.
Propozimin për një masë të tillë e ka dhënë komisioni për ambient, energji dhe planifikim hapësinor i Dhomës Nacionale të Parlamentit në mbledhjen e mbajtur sot.
Por konkretisht ky propozim i takon iniciativës parlamentare që e ka bërë deputeti i FDP/PLR-së, Jacques Bourgeois.
Parlamenti pritet ta trajtojë këtë çështje gjegjësisht të ndryshojë ligjin në sesionin veror.