Lajme

Alban Imeri nga Rainca e Preshevës deputeti më i ri në Kantonin Thurgau CH

Shqiptarët në Zvicërr kanë filluar të integrohen jo vetëm për mes futbollit por edhe në politikë!

Alban Imeri i cili jeton në Turgau të Zvicrrës, në zgjedhjet e fundit kantonale u zgjodh deputet kantonal që është një e arritur e madhe, nga vet fakti se fitoi i vetmi në listën e një partie të djathtë zvicërrane, që do të thot se u votua eksluzivisht nga zvicërranët autokton, dhe i jep zgjedhjes se tij një dimension shumë domethënës për mundesinë, që nëse keni zgjedhur rrugën e drejtë të punës dhe edukimit të mirëfillt, nuk mundeni të mos avansoheni kudo që jeni, pra në shtetet e etabluara demokratike! Zgjedhja e tijë është edhe më madhështore se është shumë i ri, pra 25 vjeçar, çka paralajmëron një karierë të shkëlqyeshme në të ardhmën për Alban Imerin me origjinë nga Rainca e Preshevës! Sigurisht se pa ndihmën dhe sakrificën e prindërve të cilët e kanë mbështetur në rrugëtimin e gjertanishëm, ai nuk do të kishte arritur këtë sukses! Ky e bënë një presedan pozitiv që ndoshta do të duhej të praktikohej edhe nga shqiptarët e tjerë në perendim, duke mos kandiduar në listën e ndonjë partie të majtë (socialiste), por votën ë kërkoi më shumë nga vendasit se sa nga emigrantët e natyralizuar, duke u bërë me dije zvicërranëve se një shqiptar mundet të ruaj rrënjët prej nga rrjedh por edhe mundet të jet lojal ndaj shtetit ku është percaktuar të kaloj jetën!

“Unë veten e shoh më pak si zë i një grupi të caktuar por më tepër si një ndërtues urash në mes të grupacioneve të ndryshme”, thotë Imeri për albinfo.ch

I porsazgjedhur deputet në Parlamentin e Kantonit të Thurgau-t, i riu Alban Imeri flet ekskluzivisht për albinfo.ch lidhur me atë se si e përjeton zgjedhjen e tij në këtë post, se çfarë përfaqëson ai në këtë parlament etj. Ai, përveç që është shqiptari i parë në Parlamentin e Kantonit Thurgau ka edhe disa të veçanta tjera: me vetëm 25 vjet, është deputeti më i ri në mesin e ligjvënësve të Thurgaut. Pastaj është shqiptari i vetëm deri më tash që ka arritur të bëhet deputet kantoni duke përfaqësuar një parti të djathtë, BDP-në. Të pesë të tjerët, të deritashmit, vijnë nga Partia Socialdemokrate (SP). Veç të gjithave, Albani ka shënuar edhe një precedent tjetër: ai ka fituar, ndërkohë që partia e tij ka humbur. “Në gazetar zviceran ma theksoi këtë, duke më thënë se jam një fenomen, duke qenë deputeti më i ri në Parlamentin e Thurgaut dhe duke fituar vendin e deputetit ndërkohë që partia ime ka humbur”; thotë Albani për albinfo.ch. I pyetur nëse e sheh veten tash e tutje si një zë i migrantëve në parlament, Imeri thotë: “Unë veten e shoh më pak si zë i një grupi të caktuar por më tepër si një ndërtues urash në mes të grupacioneve të ndryshme. Për këtë arsye unë kam zgjedhur dhe sloganin tim zgjedhor “harmonischer Miteinander” (përbashkësi harmonike). Kjo për faktin se unë dua që të gjithë të shohin veten si një shoqëri e përbashkët dhe për këtë angazhohem unë., plotëson Imeri për albinfo.ch. Vërejtjes së gazetarëve zviceranë se kam prejardhje të huaj unë u përgjigjem: “unë jam i lindur dhe rritur këtu, pra nuk kam ardhur nga ndonjë shtet tjetër”, thotë Albani. Alban Imeri është zgjedhur në Parlamentin e kantonit Thurgau me 1049 vota. Në listë ka qenë edhe kandidati tjetër me prejardhje shqiptare, Egzon Ajvazaj. Ai është ndarë me vetëm 278 vota.

Related Articles

Back to top button