Lajme

Alternativa: Ja fakti mbi pronat e Ragmi Mustafës (Video)

Partia Alternativa për ndryshim në Preshevë, pas emisionit “Interaktiv” në Koha Vision ku mysafir ka qenë kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa, për medie ka dërguar një video ku paraqet pronën e tij, gjegjësisht dy banesa në qytetin e Prishtinës.

Kryetari Mustafa është pyetur nga gazetari i “Interaktiv”: A keni prona në Kosovë, ju dhe familja juaj në Prishtinë dhe Hajvali, duke u përgjigjur se nuk ka, absolutisht.

Njëra është në pronë të Kujtim (Ragmi) Mustafa, e blerë me datë 10.08.2014 me vlerë prej 55.000 euro.
Siç thuhet në bazë të dokumentacionit, kjo banesë gjendet në katin e parë B1, me numër banese 1 ndërsa numri i referencës është 3612.

PronaRM-01

Tjetra është në pronë të Ragmi Mustafës e me numër të referencës 3613, numri i katit B1, kati i parë, ndërsa numri i banesës është numër 2, e blerë 23.000 euro.

PronaRM-03

“Të nderuar qytetarë, në emisionin e fundit në Interaktiv më datë 15.04. 2016 kryetari aktual Ragmi Mustafa është pyetur nga gazetari se a ka prona në Kosovë dhe ai është përgjigjur se nuk ka. Mos pranimi i këtyre pronave dëshmon se ato janë blerë me para të qytetarëve. Ne do të ndjekim penalisht pas ardhjes në pushtet ata që kan vjedhur qytetarët.” thuhet nga kryesia e Alternativës për ndryshim duke publikuar videon.

https://youtu.be/4NIJeq1vbFE

Related Articles

Back to top button