Lajme

Alternativa për Ndryshim shpresë e ardhmërisë së Preshevës, kurrë koalicion me PDSH-në (video)

Në qoftë se fiton zgjedhjet, Alternativa për Ndryshim (APN) do të depolitizojë arsimin, shëndetësinë dhe në tërësi shoqërinë në komunën e Preshevës, deklaroi për portalin informativ Titulli, kryetari i kësaj partie Shqipërim Arifi.

“Në do të ndërtojmë buxhetin komunal në shërbim të qytetarëve dhe në mbështetje të bizneseve lokale. Ne do të jemi partia e parë në histori të pluralizmit politik në komunë të Preshevës me orientim ekonomik”, theksoi Arifi për Titullin.

Lidhur me mundësitë e koalicioneve pas zgjedhjeve lokale të 24 prillit, Arifi thotë se APN kurrë nuk do të hyjë në koalicion me Partinë Demokratike Shqiptare.

“Ne dëshirojmë të largojmë këta që kanë ndërtuar sistemin aktual, kështu që me PDSH-në nuk do të ketë kurrë koalicion”, tha Arifi./Titulli.com/

Related Articles

Back to top button