Opinione

Anketa e Ragmi Mustafës dhe kthimi i dhelprës prej Haxhi

Këtyre ditëve në opinion u shpërnda një anketë anonime, fiktive e cila nuk përmbante elementet bazë të një ankete ku përmendej përkrahja e Ragmi Mustafës në zgjedhjet e ardhshme lokale në Luginën e Preshevës me 53.3%.

Kjo anketë e dyshimtë e cila nuk përmbante asnjë element të një ankete të thjeshtë, por ishte krejtësisht fantome, tregon për frikën dhe panikun që ka kapluar Ragmi Mustafën dhe partinë e tij në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në Preshevë me 24 prill të këtij viti.

Është pak e pakuptimtë se Ragmi Mustafa të ketë një përkrahje të tillë në momentet kur të gjithë faktorët relevant kombëtar dhe ndërkombëtar kanë nxjerr në shesh dallaveret dhe mashtrimet e Ragmi Mustafës. Si mund që të interpretohet ndryshe kjo anketë fantome kur vet presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani ndez alarmin për shpërnguljen e banorëve të Luginës së Preshevës dhe përmend politikat e këqija që kanë ndikuar në këtë gjë?

Si faktor kryesor për shpërnguljen e shqiptarëve nga Lugina e Preshevës, presidenti Nishani përmend pa punësinë në kohën kur me Preshevën po sundon Ragmi Mustafa.

Apo ndoshta Ragmi Mustafa mishërohet me përrallën rome të dhelprës e cila ishte kthyer nga Haxhi. Për ata që nuk e kanë dëgjuar atë përrallë shkurtimisht po ua përcjell. Një dhelpër dinake kishte shkuar në Haxh. Pasi që ishte kthyer prej Haxhi, vishet si një plak e mjerë e cila ka nevojë për ndihmë. Futet në kotecin e pulave dhe kërkon ndihmë prej pulave si një plak e mjerë. Pula më e vjetër kërkon nga pulat tjera që të mos mashtrohen prej pamjes së ajo nuk është plakë, por është dhelpra, ja shikojani bishtin. Dhe se ka ardhur për t`i ngrënë të njëjtat. Dhelpra përfundimisht e pranon, por thotë se ka qenë në Haxh dhe i ka lënë punët e këqija. Ajo tanimë nuk ha pula, por seriozisht i duhet ndihma e tyre.

Gjeli i papërvojë mashtrohet prej kësaj pamje dhe rrëfimi të dhelprës dinake dhe i afrohet për t`i ndihmuar. Dhelpra kërkon që t`ia tregojnë rrugën për në kopshtin zoologjik në qytet, pasi që ajo nuk e dinte. Nisen për në rrugë, ndërsa dhelpra dinake ngadalësohet me qëllim që të errësohet. Ia arrin qëllimit. Kërkon nga gjeli që të pushoj ajo së bashku me gjelin. I thotë gjelit pusho ti dhe nesër në mëngjes nisemi për në rrugë deri te kopshti zoologjik. Sa të shtrihet gjeli në errësirë, dhelpra ia lëshon kthetrat dhe tenton që ta haj. Gjeli shpëton me një mijë probleme, por e kupton se dhelprën dinake as Haxhi nuk e përmirëson.

Shkurtimisht ky është rrëfimi për dhelprën e kthyer nga Haxhi. Ky rrëfim ngjason me situatën aktuale politike në Luginën e Preshevës. Ragmi Mustafa po tenton që të paraqitet si një dhelpër dinake për të mashtruar popullatën e mjerë të Luginës së Preshevës përmes sondazheve anonime dhe për t`i hedhur pluhur rritjes së vazhdueshme të Alternativës për Ndryshim në krye me liderin e saj Shqipërim Arifit.
Por, ashtu si ishin të zgjuara pulat, me përjashtim të gjelit që e pësoi rëndë, besoj se edhe popullata e Luginës së Preshevës do të jetë mjaft e zgjuar që me 24 prill t`ia tregoj rrugën e vërtet dhelprës dinake të quajtur Ragmi Mustafa. Per TetovaSot shkruan Hamdi Nuhiju.

Related Articles

Back to top button