Lajme

Arifi: Diasporë, ejani dhe votoni me 24 prill për ndryshimin e vendit tuaj! (Video)

Kryetari i Alternativës për ndyshim, z. Shqipërim Arifi me një deklaratë për diasporën, fton ata që me datë 24 prill të vijnë në vendlindje dhe të votojnë duke përkrahë partinë e tij, për ndryshim.

Të nderuar dhe të dashur bashkë atdhetarë të mi që jetoni përkohsishtë në diasporë,

Ju që me sakrificë të madhe jetoni larg vendit, por që prap keni mendjen në vendlindjen tuaj
Unë kam një kërkesë për ju
Që të jepni edhe një kontribut të madh kësaj here e që është shumë i rëndësishëm për vendin tonë
Presheva është në një fazë shumë kritike për zbrazjen e saj dhe ju të gjithë e dini se pushteti aktual është faktori kryesor për këtë zbrazje
Ju e dini që ata asnjëherë nuk ju kanë llogaritur si faktorë që keni kontribuar për këtë vend dhe ju që në fakt i keni dhënë gjallëri Preshevës
Përderisa ju keni investuar dhe vazhdimisht keni mendjen në vendin ku keni lindur

JENI TË FTUAR TË NA PËRKRAHNI QË TË NDRROJMË KËTË QEVERISJE që i keq trajton qytetarët e vet

Nëse ju keni një jetë më të mirë atje, mos i harroni familjet tuaja që shpresat për të ardhmen vazhdimisht po ju shuhen
Ne kemi marrë vazhdimisht përkrahjen tuaj si subjekt politik dhe në fund ju kërkoj që këtë ndihmë ta kurorzoni duke ardhë të votoni dhe të na përkrahni që ta ndryshojmë gjendjen sepse JU jeni të rëndësishëm për VENDLINDJEN tuaj ashtu siç është i rëndësishëm çdo banor në këtë vend

Ju do ti keni hapur dyert gjithmonë për investime dhe për tu kthyer të jetoni një ditë këtu sepse vendi juaj këtu është vendi juaj i vërtetë.

Related Articles

Back to top button