Lajme

Autostrada drejt Preshevës do të përfundoj për një vit

Kryeministri serbe Aleksandar Vuçiq ka hapur një pjesë të koridorit 10 nga Grabovnica e Leskocit deri tek Grdelica me gjatësi 5.6 kilometra duke paralajmëruar se në këtë kohë vitin e ardhshëm do të përfundoj e tërë autostrada nga Presheva e kufiri me Maqedoninë e deri në Suboticë dhe Shid.

Kryeministri serbe ka thënë se autosteada për qytetarët e Leskocit dhe rrethit të Jabllanicës dhe Pçinjës do të thotë edhe invesim dhe punë, pasi investitorët turk Teklas që hapën fabrikën në Vlladiçki Han do të investojnë edhe më shumë, por duhet të punohet edhe autostrada.

“Kjo autostradë i përngjan Zvicrës, sikur pistë” ka thënë Vuçiq.

Në këtë moment në ndërtimin e autostradës janë të punësuar 400 punëtorë dhe janë angazhuar 49 prodhues nga Serbia.

“Na kanë mbetur edhe 238 metra nga tuneli dhe përsëri do të festojmë dhe do të arrijmë shumë shpejt drejt Greqisë” ka thënë Vuçiq.

Related Articles

Back to top button