KulturëLajme

Besim dhe Afrim Halimi nga Corrotica fitojnë çmimin kryesor në “Swiss Hairdressing Awards 2016”

“Të fitojmë ndonjë çmim edhe kemi pritur por nuk kemi menduar se do të jemi fitues edhe të çmimit kryesor”.

Floktarët e njohur Besim dhe Afrim Halimi kanë fituar çmimin kryesor në spektaklin për floktarët më të mirë “Swiss Hairdessing Awards 2016” që u mbajt të dielën në Cyrih. Përveç këtij çmimi ata janë shpërblyer edhe më dy çmime të tjera në kategorinë: “Color” dhe “Damen West”.

“Të fitojmë ndonjë çmim edhe kemi pritur por nuk kemi menduar se do të jemi fitues edhe të çmimit kryesor”, thotë për “albinfo.ch”, Besim Halimi, një ditë pas fitores.

Djaloshi preshevar që jeton në Thun të Bernës dhe që me sallonin e tij “Haircut Bes” prej dhjetë vitesh ka arritur të këtë suksese ndërkombëtare, shprehet për emocionet e tij gjatë marrjes së çmimeve.

“Kam qenë tepër i emocionuar sepse bashkë me ne ishte edhe vajza ime Miraey. Derisa bëheshin nominimet, ajo e përjetoi shumë emocionalisht. Kur u thirr emri ynë, ishte shumë e lumtur, thotë ai për albinfo.ch

U gëzuam të gjithë!”, thotë ai.

Besimi thotë se edhe në të ardhmen do të vazhdojnë të jenë pjesë e garave për frizerët më të mirë jo vetëm në Zvicër por edhe jashtë saj.

Me këtë rast, kompania e njohur e ngjyrave për flokë “Schwarzkopf professional” përmes faqes së saj zyrtare ka uruar Besimin Halimin për marrjen e çmimeve.

Related Articles

Back to top button