Bravo Shqipërim !
Ateherë kur Presheva ishte në kulmin e së keqes ekonomike dhe sociale, shkaktuar nga politikanët dashakeqës të vendit të cilët tash e sa kohë nuk po e lëshonin pushtetin nga kthetrat e tyre, kur përfitonin vetëm individët mbi kurrizin e popullit, vjen si prelud nje djalë i ri që quhet Shqipërim.
Fare pak i njohur për Preshevën, por me ide të qarta se vendi i tij meriton të jetë sikur vendet tjera te Europës, Bravo Shqipërim!
Dëshira dhe synimi për t’i hequr pushtetin klaneve politike me idenë se nga politika duhet të perfitojnë të gjithë qytetarët, ishte gjëja e parë që të vlerësuan qytetarët, Bravo Shqiperim!
Përderisa jemi mësuar që në përgjithësi politikanët tanë vijnë nga hiçi dhe qëllimi që hyjnë në politikë është për tu bërë të pasur, tek ti nuk është ky synim, bravo Shqipërim!
Me një stil flokësh ndryshe që një pjesë ta panë si jashtëmode, me një dialekt preshevarçe dole në skenë dhe fillove ti bindësh njerezit se është koha per ndryshim. Qytetarit i drejtoheshe me “vllavi jem”, i bindur se e keqja nuk duhet të vazhdojë më, se të keqes nuk duhet thënë peqe, siç thotë Ali Asllani.
Intelektualët e mirëfilltë tash e sa kohë duke qëndruar neutral e duke mos u mobiliziuar për t’i thënë boll këtyre pushtetarëve, e kujtoj një thënie të Luther Kingut që thotë “një vend në ferr është për ata që qëndrojnë neutral në kohë krizash. Pra, Shqipërimi gjen djem te rinjë që besojnë se mund të bëjnë Ndryshim dhe i japin një Alternativë qytetarëve të vet. Pushtetarët, të parët e nuhatën fuqine e arsyes tënde dhe filluan me shantazhe dhe dezinformacione për ty, por ti asnjëherë nuk i replikove, Bravo Shqiperim!
Të quajtën Superman dhe vërtetë ashtu dole, superhero për qytetarët që e duan vendin e vet dhe jo ata që përfitojnë nga vendi i tyre.
Shkove derë më derë duke u njohur me hallet e qytetarit, bëre një fushatë të ndershme, Bravo Shqipërim.
Ditën e votimeve Presheva ishte me preshevarë si rrallëherë, kishin ardhur nga diaspora, si dhe nga vendet fqinje ku veprojnë, erdhën për ndryshim, Bravo Shqipërim!
Dhe ndodhi ajo që pritej, përmbysja e përfituesve dhe triumfi i qytetarit.
Presheva ta dha besimin,
Suksese dhe Kujdes, Shqipërim!
Opinion nga (V.Presheva)