Drejtuesit e partive politike rrin duar kryq karshi grindjeve që po bëhen…!
Ethet zgjedhore në Preshevë sa vin e shtohen si duket lufta për pushtet spo zgjedh mekanizma edhe pse po i çon në dëm qytetarët e saj, e gjithë kjo po bëhet pasi ka filluar fushata zgjedhore ku çdo ditë ka tubime, ku secila parti madje dhe simpatizantët mes vete thumbojn njëra-tjetrën madje edhe duke fyer dhe duker përdoru një fjalorë të vrazhdë.
Lejlan Sadiku një ish veprues i sektorit joqeveritar në profilin e tij në rrjetin social facebook ka bërë një apel për të gjithë drejtuesit e partive politike, ku portali Presheva.AL e pa të udhës që të shpërndajë një apel të tillë, më poshtë mund ta lexoni apelin
Apeloj tek të gjithë drejtuesit e gjitha partive politike, sektorin joqeveritarë si dhe tek monituruesit e këtyre zgjedhjeve të marrin situatën nën kontrollë duke u distancuar nga sharjet dhe fyerjet që kanë filluar të bëhen fenomen i këtyre zgjedhjeve.
Është shumë e udhës që shpejtë të nënshkruhet një kodeks i fushatës që udhëzon në përdorimin e fjalorit korrekt dhe imponon distancimin nga aktet e tilla dëm prurëse për popullin dhe vendin tonë.
Lus rininë e Luginës e cila duke qenë me shumë ngjyra vetëm sa e hijeshon këtë vend të mos bie preh e këtyre provokimeve!
Sa për ta sjellë në mëndje dikur kur dikush patë nxjerre nga kuzhinat antishqiptare ndarjen sheherli-katundar me çfar kosto e kemi paguar si popull atë të bëmë.
#krenar me #rininë e #Luginës.
p.s. kisha dashur vëtëm sa më shumë ta shpërdajmë këtë mesazh që mos po bie në një vesh të hajrit. Ju faleminderit! L.S