Për qytetarët e Preshevës mbrëmja e 26 prillit do të jetë moment historik sepse u nënshkrua marrveshja mes dy subjekteve APN dhe PVD, e që qytetarët në Preshevë e pritën me emocion dhe një festë të madhe në qendër të Preshevës.
E këtë moment e ka përcjell edhe ikona e Repit Kosovar që vjen nga Presheva Arian Agushi i njohur si Gold AG, ai ka qenë kundër pushtetit aktual ku dhe ka shpesh ka thumbuar nëpër rimat e tij ish-kryetarin Ragmi Mustafën.
Ai ka përshëndet dhe ka përkrahur këtë koalicion në profilin e tij duke ngritur gishtat 4 + 1, që këta numra simbolizojnë numrat që këto subjekte kanë marrë pjesë në zgjedhjet e 24 prillit. Presheva.AL