Lajme

Familjarizmi/Nepotizmi “kriter” kryesore për punësim në Preshevë

Aksioni i rradhës i rinisë së APN-së vë në pah se për të gjetur një vend pune në Komunën e Preshevës, duhet të kesh lidhje familjare dhe përkrahje të partisë.

Dihet se ky pushtet lokal është shumë `familjarë` me nepotizmin si dukuri negative në shoqëri, për arsye se gjatë udëheqjes së tyre viteve të fundit, skajshmërisht kanë diskriminuar të rinjt profesional duke punësuar vetëm e vetëm në baza partiake.

Forumi rinor i Alternativës sot doli me aksion kundër NEPOTIZMIT, dukuri e cila kuptohet nga kabinetet e atyre që kequdhëheqin pushtetin aktual. Ata u vendosën në ish stacionin e autobusave me pamfleta dhe shtampe ku shkruhej mbi të gjitha “APLIKO PËR PUNË” dhe u shfaq njëri nga kushtet kryesore për aplikim pune:

“1. DUHET TË KENI TË NJEJTIN MBIEMBËR ME TË ATYRE TË CILËT PO NA KEQUDHËHEQIN” dhe një mesazh ku përshkruhej ngritja e njerzve joprofesional që janë familjarë me të parin e komunës nëpër kabinete komunale përmes shkallës së NEPOTIZMIT. Përpos këtyre përpiluan një pyetësor formal me pyetjet:

Mbiemrin? Për cilën parti votoni? Sa vota mund të na siguroni? Aftësia juaj? – (Nip? Nuk ka rëndësi) ku përmes këtij pyetësori nënkuptohej qartë se pamvarësisht aftësive të shoqërisë duhet të keni mbiemrin me ata që po na kequdhëheqin. FAMILJARIZËM=PUNË

Related Articles

Back to top button