Opinione

Fillimi i fundit të Vuçiqit …!

Shkruar nga Kujtim Sadriu
Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq edhe pse kishte shumicën për qeverisje, vendosi të shkoj në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Nga vendi dhe rajoni konsiderohej se veprimi i tij ishte një akt trimërie pasi që askush nga liderët nuk do ta bënte një gjë të tillë, sikur ta kishte pasur pozicionin e tij.
Para zgjedhjeve të vitit 2012, Vuçiq dhe Nikoliq vizituan shumë herë Brukselin, ku si duket Ju bë gjithçka e ditur dhe e qarte, se cilat janë kushtet e Serbisë për të shkruar drejt BE-së.
Vuçiq, para ardhjes në pushtet erdhi me retorikën dhe luante siç çdo herë me kartë nacionaliste se nuk do t’i hiqin barrikadat, nuk do ta japin veriun e Kosovës, gjithashtu, ishin të bindur se nuk do të shtrihej administrata e Kosovës dhe të vendosen pikat kontrolluese doganore, policore etj në veri, dhe me këtë retorikë, ai fitoi zgjedhjet, në vitin 2012.
Pas ardhje në pushte si duket Vuçiq duhej t’i përmbushte premtimet e dhëna BE-së, duke filluar me reforma, por si kërkesë e parë që duhet të realizonte ishte heqja e barrikadave, veprim që ishte shumë i vështirë për të, pasi që tani do të zbulohej tradhtia e tij ndaj popullin Serb, i cili i vendosi në barrikada e tani duhej t’i largonte serbët së bashku me ato barrikada.
Por, në këtë proces u kyçën edhe disa liderë politikë shqiptarë nga Lugina e Preshevës për t’ia ndihmuar Vuçiqit, ta mbulojnë tradhtinë, që ia kishte bërë serbëve të veriu, ku edhe dyshohet se shtresa politike në Luginë, u dakorduan përmes telefoni me zyrtarët të lartë të Beogradit për të vendos një lapidar.
Shkronjat e dëshmorëve u gdhendën në Leskoc dhe në mënyrë spontane u vendos Lapidari i ushtarëve të UÇPMB-së në qendër të Preshevës.
Beogradi për ta tërhequr vëmendjen popullit serb e në veçanti atyre serbëve të veriut, filloi me kërcënime ndaj lapidarit ku përderisa realizoi qëllimet e veta në Bruksel dhe veri të Kosovës. Populli serb kishin harruar barrikada dhe mundi që kishin bërë në to, por ishin koncentruar te lapidari se kur do të largohet ai.
Vuçiq, lëre që mbuloi tradhtinë dhe manipulimin me popullin e vetë, por me heqjen e Lapidarit krijo kapital të madh politik dhe në zgjedhjet e parakohshme në vitin 2014 shënoi fitore absolute.
Si duket faktori ndërkombëtarë ka gjet njeriu që do të bëj reforma në Serbi në favor edhe të tyre dhe ata po mbështesin që në çdo dy vjet zgjedhje të parakohshme në Serbi për t’i realizua plane e veta, ku në fund për këto reformat ë shpejta do ta çojnë në humnerë edhe Vuçiqin!
Në dy vjet mandat Vuçiq bëri disa reforma dhe kohë pas kohe kërkohej hapja e kapitullit 35 nga BE, u aty është e paraparë edhe ndërrimi i Kushtetutës, duke hequr Republikën e Kosovës nga preambula e saj.
Nëse kryeministri i Serbisë do të merrte një hap të tillë gjatë këtyre dy vjetëve mandate që i kanë mbetur, ai është i bindur se në zgjedhjet e rregullta në 2018, do të humbte zgjedhjet, por njëkohësisht nuk do të kishte edhe siguri.
Pra, kryeministri i deri-tanishëm i Serbisë, shkon në zgjedhjet të parakohshme, më 24 prillit, i cili pretendon të siguroj një mandate 4 vjeçar, ku nuk është i interesuar të fitoj bindshëm, por të fitoj më pakë mandate se në 2014, që përgjegjësin e kapitulli 35, ta ndaj me subjektet tjera që do t’i ketë në koalicion gjithë – përfshirës dhe të jenë më gjatë në pushtet për shkak sigurisë dhe mos ta gjej fati i Zoran Gjinxhiqit!
Por si duket me dinakëri dhe strategji edhe faktori ndërkombëtarë është i interesuar, që nga skenën politike ta eliminoj shtresën politike e cila i përket viteve të 90-ta, si në Serbi po ashtu edhe në Kosovë!
Këtu fillon edhe fillimi i fundit të Vuçiqit!
Faktori ndërkombëtar nuk harron edhe aq lehtë kërcënimet dhe djegjet e flamujve dhe ambasadave më herët në Beograd. Jo edhe rastësisht Voislav Sheshel u lirua nga Haga, ku edhe në fushatë parazgjedhore u shpall i pafajshëm
Gjë që ndikoi pozitivisht për ta rritur dhe forcuar Partinë Radikale Serbe si moralisht ashtu edhe financiarisht. Rritja e Sheshelit do të shërbej për mposhtjen e qeverisë së ardhshme kur edhe atë ditë të ndërrohet Kushtetuta e Republikës së Serbisë. Me këtë reformë pa dyshim se edhe njëherë në Serbi do të përsëritet 5 tetori i vitit 2000 dhe me këtë do të përfundojë njëherë e përgjithmonë Vuçiqi dhe ëndrrat e Serbisë për Kosovën.
Ndaj, ngritja e Vuçiqit, në fund do të jetë si rënia e Milosheviqit!
Ndërsa shtresa politike në Kosovë nuk do të përfundojë me Sheshelin, por, do të ndryshojë me gjykatën Speciale tani që pritet të fillojë.
Dhe kështu për të dyja shtete priten të vinë edhe struktura të reja në skenën politike.

Related Articles

Back to top button