Lajme

Forumet rinore të APN-së dhe PVD-së nesër organizojnë takim tek Penda e Rahovicës

Forumet rinore të dy subjekteve politike që tashmë kanë zyrtarizuar koalicionin që do të qeverisinë Preshevën për 4 vitet e ardhshme nesër më 1 maj kanë organizuar takim në ambient të hapur me rinin Preshevare.

Siç kanë njoftuar në Facebook ky takim do të ketë karakter debatues, ku temë kryesore do të jenë problemet e rinisë së Preshevës.

Takimi do të mbahet me fillim nga ora 13:00 tek Penda e Rahovicës, pas përfundimit të këtij takimi do të organizohet një piknik modest. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button