Ftesë për pjesëmarrje në tubimin pëmbyllës të fushatës së Alternativës për Ndryshim
Të nderuar qytetarë të komunës së Preshevës, anëtarësi e gjerë, simpatizantë, anëtarë të Nëndegëve të ApN, anëtarë të Forumit rinor dhe Forumit të gruas së ApN!
Kryesia e Alternativës për Ndryshim përmes kësaj ftese JU FTON të merrni pjesë në TUBIMIN PËRMBYLLËS TË FUSHATËS ELEKTORALE TË Alternativës për Ndryshim.
Tubimi do të mbahet ditën e Mërkurë më 20 prill 2016, me fillim në ora 19:00 tek Stadiumi i qytetit në Preshevë.
Pas një rrugëtimi të përbashkët në proçesin e NDRYSHIMIT në vendin tonë, me kontribut të përbashkët inicuam themelimin e Partisë Alternativa për Ndryshim, e cila tashmë është e regjistruar dhe funksionale, me zyrat e saj dhe të gjitha strukturat hierarkike, e shtrirë tashmë në çdo vendbanim të komunës së Preshevës, realizuam një mori aktivitetesh në promovimin e Partisë sonë si në vend, ashtu edhe në qarqe të ndryshme diplomatike e ndërkombëtare, në një kohë rekord arritëm të ndërtojmë nëndegët e Partisë nëpër vendbanimet e komunës sonë, përpiluam listën e kandidatëve dhe në kohë rekord dorëzuam deponimet e mbi 1,300 përkrahësve tanë, përpiluam dhe shpalosëm Programin e fushatës nëpër të gjitha vendbanimet e komunës së Preshevës, si dhe shumë e shumë aktivitete tjera.
Rrugëtimi për kurorëzimin e fitores sonë të përbashkët vazhdon edhe mëtej. Më 24 prill Ju edhe formalisht do t’i thuani PO NDRYSHIMIT.
Në përfundim të fushatës parazgjedhore të zgjedhjeve që po afrojnë, Alternativa për ndryshim Ju fton që edhe një herë të GJITHË SË BASHKU në mënyrë dinjitoze t’i themi fuqishëm PO NDRYSHIMIT.
Pjesëmarrja juaj në këtë tubim, dëshmon vendosshmërinë tuaj për NDRYSHIMIN.
Rretho 4 – Voto për NDRYSHIM!