Hilja akademike e Ragmi Mustafës
Ragmi Mustafa ishte pranuar muaj më parë profesor me normë të plotë në Universitetin e Gjilanit “Kadri Zeka”, duke iu premtuar zyrtarëve universitarë se është në fund të mandatit në krye të Komunës së Preshevës dhe se nuk do të rikandidojë për të njëjtin post.
Por, pasi që është pranuar me normë të plotë si staf akademik në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, Mustafa ka rikandiduar edhe për një mandat si kandidat i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) për kryetar të Preshevës.
Burimet e gazetës “Zëri” bëjnë të ditur se edhe rektori Bajram Kosumi i ka bërë të ditur senatit të Universitetit se Mustafa nuk do të kandidojë edhe një mandat për ta drejtuar Preshevën, prandaj, është mirë, siç kishte thënë ai, të pranohet si mësimdhënës.
Megjithatë, sipas të njëjtave burime, Mustafa nuk e ka mbajtur fjalën, me ç’rast edhe rektori është shprehur i zhgënjyer me veprimin e tij.
Minire Rexhepi, zyrtare për media pranë Universitetit të Gjilanit, ka thënë për “Zërin” se Universiteti i ka vënë kusht Mustafës se nuk mund të jetë në të njëjtën kohë kryetar komune dhe të ketë normë të plotë në Universitet.
“Ajo që ne kemi kërkuar nga profesori Ragmi Mustafa është se ai nuk mund të jetë në të njëjtën kohë edhe kryetar komune edhe profesor me orar të plotë”, ka thënë për “Zërin” Rexhepi….(Lexoni shkrimin e plote ne numrin e sotem te gazetes Zeri ose versionin online me parapagim online.zeri.info )