Lajme
I jepet lamtumira nxënësit Çlirim Sherifi nga Tërnoci

Qindra qytetarë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit 15 vjeçarit Çlirim Sherifi nga Tërnoci i Bujanocit.
Në ceremoninë e varrimit të 15 vjeçarit Çlirim Sherifi ishin përfaqësues nga jeta politikE e institucionale të shqiptarëve, qytetarë, shokë e shoqe të shkollës, profesor dhe familjar të tij.
Çlirim Sherifi ishte nxënës i klasës së VII-të në shkollën fillore”Muharrem Kadriu në Tërnoc.
Pas përfundimit të ceremonisë fetare Isalme Çlirimit iu lexua edhe një letër ngushëllimi nga shkolla fillore”Muharrem Kadriu”si dhe iu vendosën kurora lulesh./Lugina Press/