Ja me çka mirret njëri nga kandidatët për këshilltarë të PDSH-së (Foto-Screenshot)
Që është banalizuar fushata parazgjedhjeve në Preshevë nga militantët e partive këtë e kemi parë qysh moti.
Në adresën e Portalit Presheva.AL militantët e PDSH-së dërguan video që ti publikonim që ata i kishin pregatitur.
Por se do të bien në këtë nivel edhe këshilltarët e PDSH-së nuk na shkonte mendja.
Kandidati për këshilltar në vend se të miret me prezantimin e programit për banorët e fshatit të vet ai në profilin e vet ofendon kryetarin e APN-së duke shpërndarë video materiale të militantëve dhe familjarëve të kryetarit të vet, gjë që nuk i ka hije një këshilltari.
Edhe pse Zejnulla Dauti dashamirësisht është këshilluar nga një (shok) komentues në facbook-in e tij që mos të merret me aso veprime të ulëta, mirëpo Zejna i ka cilësuar të drejta këto veprime.
Qytetarë të nderuar ju militantë të partive kujdes se kend po e përkrahni neve nuk na duhen njerëz që fusin përçarje në popullatë.
Për fund dijeni se jeta e shqiptarëve të Luginës nuk është “poker” me luajtë kush të dojë! Presheva.AL