Lajme

Ja në cilin vend u nënshkrua marrëveshja APN/PVD

Marrëveshja e nënshkruar ditë më parë në mes dy subjekteve politike që do të udhëheqin Preshevën për katër vitet e ardhshme Alternativës për Ndryshim dhe Partisë për Veprim Demokratik është nënshkruar tek Villa Letafet në një dhomë private, mëson Presheva.AL

Arsyeja e publikimit të këtij artikulli dhe këtij detaji të vogël është se në këtë shtëpi ka filluar historia dhe këtu janë fillet e arsimit shqip në Preshevë dhe rrethinë, ku shpresojmë se edhe kjo marrveshje do të jetë afatgjate dhe në të mirën e popullit.

Më poshtë po sjellim një historik rreth vendit ku është nënshkruajtur Marrveshja APN- PVD.
Vila Letafet është ndërtuar në vitin 1936 në “Rrugën e Gjilanit” është pronë e Abdulla Haxhi Veliut.
Në këtë objekt për herë të parë u hap shkolla fillore në Preshevë, në gjuhën shqipe, më 7 shkurt 1945.
Shkollën e hapi me një fjalim të rastit Abdulla Krashnica, sekretar i Komitetit te Rrethit të Preshevës, ndërsa mësues ishin Hilmi Qerimi, Demirali Ibrahimi, Abdullah Ukshini, Dilaver Osmani, Lutfi Ahmeti, Isa Selimi, Kadrije Kelmendi.
Në Vila Letafet kati i parë u përdorë për mësim, ndërsa i dyti për banim të mësuesve, sot është restaurant dhe mban emrin “Villa 1936”. Presheva.AL

Related Articles

Back to top button