JO, zgjedhjeve në Bashkësi Islame të Serbisë
Dje më datë 27. 04. 2016 (e mërkurë), Fikret Limani kryetar i Këshillit të Bashkësisë Islame – myfti i vetshpallur, ka shpërnda vendimin Nr. 92 / 16, ku i fton imamët e disa xhamive për të zgjedhur dy këshilltarë që së bashku me imamët të organizohen zgjedhjet në kuadër të Meshihatit të Bashkësisë Islame të Serbisë me seli në Novi Pazar.
Me urdhëresë të Bashkësisë Islame të Kosovës Fikret Limani ka qenë i obliguar t’i bëjë ftesë të gjithë imamëve të xhamive që gravitojnë në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë, për të marrë pjesë në zgjedhjet e organizuara nga BIK – u. Duke u nisur nga kjo, ne imamët e poshtëshënuar njofotjmë opinionin publik se organizimi i çafrëdo zgjedhejve pa pjesëmarrjen e të gjithë hoxhallarëve të Komunës së Preshevës është i papranuar. Ne i qëndrojmë besnik vendimit të Bashkësisë Islame të Kosovës për t’i organizaur zgjedhjet në Komunën e Preshevës, e cila është organi i vetëm kompetent për të shpallur zgjedhjet në Këshillat e Bashkësisë Islame. Sa për dijeni, në Bujanoc procesi zgjedhorë i organizuar nga BIK -u ka përfunduar me sukses, ndërsa në Preshevë nuk janë organizuar deri tani për shkak të bllokadës që ia ka bërë z. Fikret Limani.
Fikret Limani nuk mundë të organizojë zgjedhje sepse nuk ka legjitimitet juridik dhe moral pasi me vendim të BIK- ut është i suspenduar nga institucioni që ia ka dhënë legjitimtietin për të qenë në krye të Këshillit gjatë mandatit të kaluar, ai insititucion është Bashkësia Islame e Kosovës, rrjedhimisht pra edhe vetë institucioni i Këshillit është inekzistent.
Ne njoftojm opinionin publik dhe besimtarët e Komunës së Preshevës se këto zgjedhje nuk përfaqësojnë interesin e qytetarëve të Komunës së Preshevës. Ato mundë të përfaqësojnë vetëm klanin e ngusht të Fikret Limanit, nepotizmin e tij, familjarizmin, korrupsionin në këtë institucion të cilin shumë shpejt nuk do ta prfaqësojë. Ftesa e fundit e datës 27. 04. 2016, nga Meshihati i Preshevës nga z. Fikret Limani për disa imamë, që të marrin pjesë në këto zgjedhje, është ftesë për të marrë pjesë në zgjedhjet e Meshihatit të Novi Pazarit, e jo në ato të Bashkësisë Islame të Kosovës. De fakto dhe de jure organizimi i këtyre zgjedhjeve për neve nënkupton kthimin e xhematit dhe xhamive të Preshevës nga Bashkësia Islame e Kosovës në ate të Bashkësisë Islame të Serbisë me seli në novi Pazar, që do të thotë se do të ndodhë shkëputja e të gjitha lidhjeve historike dhe tradicionale fetare dhe kombëtare të ndërtuara me dekada me Bashkësinë Islame të Kosovës.
Jemi të vendosur në qëndrimin tonë për të oragnizuar zgjedhjet ku do të marrin pjesë të gjithë imamët Komunës së Preshevës, që do t’i shpallë Bashkësia Islame e Kosovës. Prandaj, i bëjmë thirrje Bashkësisë Islame të Kosovës konform kompetencave kushetuese ta rrumbullakësoj procesin zgjedhorë duke i shpallur zgjedhjet edhe në Këshillin e Bashkësisë Islame në Preshevë. Gjithashtu i drejtohemi edhe Meshihatit të Sanxhakut në Novi Pazar të ndaloj me mbështetjen grupimeve avanturiste që nuk përfaqësojnë askend përveç interesave të veta.