Kafeja,është e shëndetshme apo e dëmshme për trupin tonë?
Përfitimet shëndetësore të kafesë
Diabeti: Një studim me 14,000 njerëz në Finlandë zbuloi se gratë që pinin 3-4 kafe në ditë e zvogëlojnë rrezikun për diabet për 29%. Për burrat, ishe 27%. Studiuesit dyshojnë se kjo ndodh për shkak të antioksidantëve që ndodhen në kafe, transmeton lajmi.net.
Kanceri: Në Japoni, një studim i 90,000 njerëzve zbuloi se ata që pinë kafe çdo ditë për 10 vite kanë përgjysmë më pak mundësi të fitojnë sëmundjen e kancerit. Në të njejtën kohë, shkencëtarë gjermanë kanë identifikuar një component aktiv në kafe që quhet methylpyridinium, i cili i shtyn enzimet të cilat mendohet se e ndalojnë kancerin.
Sëmundja e Parkinsonit: Studiuesit në Haëaii monitoruan shëndetin e më shumë se 8,000 burrave amerikanë-japonezë, për 30 vite. Zbuluan se ata që pinë një kafe në ditë kanë përgjysmë më pak mundësi të fitojnë sëmundjen e Parkinsonit. Një shpjegim për këtë mund të jetë që kafeina shtyn lirimin e dopaminës, një substancë e lidhur me lëvizjen.
Efektet potenciale negative të kafesë
Sulmet në zemër: Ka një debat të gjerë rreth çështjes nëse të pirit kafe është një rrezik kardiak. Një studim grek i më shumë së se 3,ooo njerëzve zbuloi se kafe-pirësit kanë nivele më të larta të substancave nxitëse në gjak se ata që nuk pinë.