Lajme

Kandidati për këshilltar i BDL-së thyen heshtjen zgjedhore, kërkon vota në rrjetin social Facebook

Kandidati për këshilltar nga Bashkimi demokratik i Luginës, Behar Limani si duket nuk ësht në dijeni se heshtja parazgjedhore ka nisur qysh në mesnatën e ditës së enjte dhe të premte, ai ka bërë fushatë përmes rrjetit social facebook.

Në llogarinë e tij në rrjetin social facebook, Limani ka postuar një fotografi, ku ekspozohen këshilltarët dhe kryetari i këtij subjekti politik Skender Destani.

Ai ka kërkuar që të votohet ‘BDL” siç ka shkruajtur ai duhet votuar për të arritur gjithçka dhe për një Luginë me shqiptarë duhet rrethuar numrin 3, transmeton Presheva.AL

Po ashtu ky nuk është kandidati i vetëm që ka thyer heshtjen ka edhe të tjerë, që po vazhdojnë të publikojnë mesazhe që thërrasin për votim Presheva.AL orëve në vazhdim do të publikojë edhe foto-fakte që thyejnë rregulloren.

Behar Limani

Related Articles

Back to top button