Lajme

KNSH përgatit padi për MPB të Serbisë

Këshilli Kombëtarë Shqiptarë në Luginën e Preshevës, po përgatitë aktpadi kundër Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme, për shkak marrjes së të drejtës së shtetësisë shumë shqiptarëve të kësaj zone.

I pari i Këshillit Nacional Shqiptarë, Jonuz Musliu, ka thënë se për këtë veprim të Ministrisë serbe të Punëve të Brendshme janë të njoftuar të gjithë faktorët relevant ndërkombëtarë.

Musliu, është zotuar se nuk do të ndalet së kërkuari të drejtat e shqiptarëve në Serbi.

Ndërsa në Luginë janë qindra shqiptarë që tashmë Ministria serbe e Punëve të Brendshme i ka fshirë nga regjistri civil,në Republikën e Kosovës, janë mijëra të zhvendosur shqiptarë nga Lugina të cilët nuk kanë asnjë lloj dokumenti. Kryetari i KNSH-së, Jonuz Musliu, ka ftuar Qeverinë e Kosovës që këtyre qytetarëve t`iu mundësohen dokumentet personale.

Related Articles

Back to top button