Kryetar, Ku është WiFi? Ku janë semaforat?
Premtimet e para katër viteve të Kryetarit të Komunës nuk ishin asgjë tjetër pos një eufori e çastit e tij, që kur i përmendte ato një pas një, tingëllonin sikur të recitonte vjershë të mësuar përmendësh, dhe se fjalimi i tij nuk ngjasonte aspak me një fjalim të një kryetari të komunës që është i përgjegjëshëm për atë që thotë.
Andaj, sot Forumi Rinor i Alternativës ndërmorri një aksion rrugorë, për t`ia përkujtuar kryetarit tonë të Preshevës premtimet e tij që nuk i realizoi asnjëherë, edhe pse kishin kosto shumë të vogël, por të një rëndësie shumë të madhe për qytetarët në përgjithësi, dhe rininë tonë në veçanti.
Në aksionin që ndërrmorën, e pyetën pushtetin lokal se ku është interneti wireless falas i premtuar, që do të ishte i shtrirë në tërë territorin e qytetit, si dhe pyetën se ku janë semaforat rrugorë të premtuar?