Lajme

Lirohet nga burgu Qëndrim Rexhaj, njëri nga të dënuarit e grupit të Dobrosinit “Lëvizja e Lirë”

Qëndrim Rexhaj, djali i dëshmorit të kombit Xhemajl Rexha, është liruar nga burgu i Smrekonicës , ai ishte njëri nga të dënuarit e grupit të Dobrosinit “Lëvizja e Lirë” dhe ishte i dënuar me 5 vite e 6 muaj burgim.

Aktakuzën ndaj tij e kishte ngritur prokurori Maurizio Salustro në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Gjykata themelore e Gjilanit e kishte dënuar Qëndrim Rexhajn me 5 vite e 6 muaj burgim, por pas shqyrtimit nga Gjykata e Apelit atij iu zbrit dënimi me 4 vite burgim, po ashtu kjo gjykatë ndër të tjerash e cilësoi Qëndrim Rexhajn si një aktivist të armatosur kundër autoriteteve serbe.

I ashtuquajturi Grupi “Lëvizja e lirisë” sipas gjykatës thuhet se kishte marrë pjesë në sulmet kundër punktit serb në Dobrosin të Bujanocit më 17 maj 2012, 28 qershor dhe 7 tetor 2012, së bashku me Valon Jasharin, Skender Jasharin, Gazmend Laknën, Gazmend Xhemshirin, Muhamed Aliun, Skender Selmanin, Enver Musollin, Abdullah Zogajn dhe Jeton Shabanin.

Sipas tyre “të gjitha provat në mënyrë të qartë tregojnë se Rexhaj është njëri nga anëtarët më të devotshëm, shumë i politizuar dhe më aktiv të “Lëvizjes së Lirisë””.

Menjëherë pas shqiptimit të dënimit të gjykatës themelore kishte reagime të shoqatave të dala nga lufta në qytetin e Therandës, me arsye se EULEX-i po i dënon fëmijët e dëshmorëve.

E pas këtij dënimi këta të rinj u detyruan që të hyjnë në grevë urie, duke kërkuar shqyrtimin e lëndës nga Gjykata e Apelit. Gjatë kësaj kohe kishte edhe protesta nga familjet e tyre në Prishtinë para selisë së EULEX-it. E pas gjithë kësaj, Gjykata e Apelit zbriti dënimet e disa të akuzuarve me pretekstin se mungonin prova.

Dënimi që u ishte dhënë këtij grupi nga Gjykata Themelore e Gjilanit ishte në tërësi 59 vite e 9 muaj burgim.

Related Articles

Back to top button