Lajme
Lugina ndërron klasën politike

Fati që kishte ndjekur gjashtë vjet më parë Riza Halimin, duke mbetur në opozitë edhe pse kishte fituar zgjedhjet lokale, po pritet ta ndjekë edhe Ragmi Mustafën, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Preshevë.
Ky i fundit do të mbetet në opozitë, pasi Alternativa për Ndryshim do të lidhë koalicion me Partinë për Veprim Demokratik, për të lënë në opozitë partinë e Ragmi Mustafës.
Subjekti i këtij të fundit ka fituar 5521 vota, duke lënë mbrapa Alternativën me një diferencë të ngushtë prej vetëm 946 votash, apo me gjithsej 4575 vota.
Partia e tretë – PVD, me gjithsej 4088 vota, ajo që nuk do të lidhë kurrsesi koalicion me PDSH-në e Mustafës, duke e lënë atë në opozitë.