Maqedoni – Shtrenjtohen benzinat, lirohet dizeli
Çmimi i benzinave në Maqedoni prej sonte në mesnatë rritet për gjysmë denari,derisa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri lirohen për një denar,vendosi Komisioni Rregullativ për Energjetikë.
Çmimi i benzinave në Maqedoni prej sonte në mesnatë rritet për gjysmë denari, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri lirohen për një denar, vendosi sot Komisionit Rregullativ për Energjetikë.
Çmimi i ri i EUROSUPER BS95 do të jetë 61 den/lit (99-euro-cent), ndërsa EUROSUPER BS98 do të shitet me çmim prej 63 den/lit (1 euro e 2 cent).
Sipas vendimit të Komisionit Rregullativ, çmimi i dizelit do të jetë 44 den/lit (71 cent), ndërsa i ekstra vajit të lehtë për amvisëri 32,50 den/lit. Zvogëlohet edhe çmimi i mazutit M1 NS për 0,609 den/kg, ashtu që tani ai do të shitet me çmim prej 16,228 den/kg.
Komisioni Rregullativ sqaron se çmimet referuese të derivateve të naftës në tregun botëror në krahasim me periudhën e fundit katërmbëdhjetëditëshe shënojnë rritje te benzina në mesatare për rreth 4,51 për qind, ndërsa te dizeli zvogëlim mesatarisht për rreth 0,55 për qind.