Lajme

Me vite të tëra i shohim fytyrat e njëjta të politikanëve

Fytyrën e shohim për çdo ditë ne pasqyrë, na pëlqen ose nuk na pëlqen, e pastër ose e fëlliqur, me nder ose pa nder, me atë fytyrë mund të krenohemi ose të turpërohemi.
Me vite të tëra i shohim fytyrat e njëjta të politikanëve, “kreatorët e ardhmërisë”, në dukje njerëz të “mëdhenje” por në realitet ndryshe.
Bukuria nuk është në fytyrë, bukuria është drita në zemër.
Zemra është e butë, e lumtur dhe fëminore, nëse është e sinqert, të jeshë i ndershëm dhe të jetosh për të tjerët nuk është ligj i detyrimit por ligj i kënaqësisë, pasi gjërat shihen me sytë e zemrës dhe manifestohen me dritën e fytyrës.
Politikanët tanë pak lexojnë, aspak nuk dëgjojnë, nuk dinë të mendojnë, nuk kanë vizione shkurt e shqip kanë shumë fytyra.
Subjektet politike e prodhojnë të vertetën, por nuk e tregojnë të vërtetën.
Transformimi i vetëdijes është pashmangshmëri e kohës, heshtja dhe konformizmi duhet ë zëvendësohet me armën e kritikës, teorija të bëhet forcë materiale, kur masat do ti bëj për vete. Ata që e kanë fytyrën e shtrembët nuk duhet ta shajnë pasqyrën. Pasqyrë janë qytetarët, ata i zgjedhin fytyrat që tani nuk i pëlqejnë, ato janë shembëlltyra e qytetarëve. Pasqyra e mirë e reflekton fytyrën e mire, fytyrën joshëse, fytyrën e profilizuar.
Qytetarët duhet ti ndryshojë vlerat dhe qëndrimet që ta ndryshojë vetëveten. Është koha që tani të zgjidhen “luanët” e mençurisë, fytyra më simpatike, njerëz racioal dhe me vizioneve.
Nëse populli laget nuk duhet ti zemrohet ujit,por vetëvetes.

Related Articles

Back to top button