Lajme

Mediat serbe zbulojnë skandalin: Beogradi ka trukuar numrin e votuesve në Preshevë

Një komision ndërkombëtar në Serbi bën të ditur se në Luginën e Preshevës është regjistruar një numër më i madh votuesish se ç’janë realisht.

Shqiptarët e Luginës bojkotuan në vitin 2011 regjistrimin e organizuar nga Beogradi pasi nuk ishin dakord me pengesat dhe kufizimet e vëna, të cilat diskriminonin popullsinë duke legjitimuar në një farë mënyre braktisjen masive që i është bërë vendit me dashje duke e lënë këtë trevë në situatë të rëndë.

Siç bën të ditur televizioni opozitar serb B92, ka një diferencë të madhe të votuesve të regjistruar me numrin real të zgjedhësve në Luginën e Preshevës.

Në tre komunat e Luginës që janë Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, sipas komisioneve zgjedhore komunale ka një numër total zgjedhësish prej 79,688 persona.

Konkretisht, në komunën e Bujanocit, e cila zyrtarisht ka 38,300 banorë, por në listën zgjedhore, sipas Komisionit Zgjedhor Komunal për zgjedhjet e 24 prillit janë regjistruar 42,288 votues, ose 3,988 persona më shumë sesa kjo komunë ka banorë zyrtarisht.

Në komunën e Preshevës ka 29.600 banorë, por sipas Komisionit Komunal të Zgjedhjeve janë regjistruar 37,400 votues, pra 7.800 më shumë.

Sipas autoriteteve zyrtarem diferenca e numrit të banorëve dhe votues të regjistruar ndikohet nga fakti se një përqindje e madhe e banorëve të këtyre komunave aktualisht jetojnë jashtë vendit.

Por opozita serbe ka akuzuar administratën zgjedhore dhe qeverinë se mund të manipulojë në ditën e votimit duke përdorur njerëz me dokumente të falsifikuara.

Ndërkaq, partitë shqiptare në Luginën e Preshevës janë tejet të përçara.

Dy partitë më të mëdha në këtë trevë shqiptare, ajo e Veprimit Demokratike e Riza Halimit që është deputet në Parlamentin e Serbisë dhe PDSH e Ragmi Mustafës, që është kryetar i komunës së Preshevës, janë në antagonizëm. PDSH ka shpallur bojkotin e zgjedhjeve.

Related Articles

Back to top button