Lajme

Mërgimtarët e Luginës nga Zvicra: Të ndëshkohen Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa

Një ditë në mesin e mërgimtarëve nga Lugina e Preshevës në Zvicër. Ata jetojnë aty, por gjithë mendjen dhe përkushtimin e kanë për vendlindjen e tyre. Në mesin e tyre takuam shumë nga ata që janë nga komuna e Bujanocit dhe tema aktuale e bisedave mes tyre janë zgjedhjet në Luginë. Shqetësimi për vendlindjen është preokupim i pandashëm për ta dhe se nuk mund të evitosh këtë, edhe përkundër përpjekjeve për të kaluar në tema tjera. Një iniciativë e tyre do të jetë së shpejti për të dal hapur në përkrahje të ndryshimeve në Bujanoc, por edhe në Preshevë.

Duhet të ikë Nagip Arifi!
“Jemi duke i përcjellë se çka po ndodhë, por një gjë është e qartë se familjarët tanë duhet ta ndëshkojnë Nagip Arifin në Bujanoc, sepse ata e kanë momentin dhe fuqinë e votës. Gjithashtu kështu duhet të bëhet edhe në Preshevë, ku mjaft më udhëhoqi pushtetin Ragmi Mustafa. Këta dy s’kanë bërë asgjë, vetëm mjerim dhe braktisje të shtëpive”, thotë një mërgimtar nga Bujanoci në bisedën për INA.

Mërgimtarët e kësaj treve thonë se këta politikanë janë të dështuar dhe nuk mund të bëjnë asgjë për të mirën e popullit. Edhe Mendi, një i ri nga fshatrat e Bujanocit , i lindur në Zvicër, thotë se gjatë pushimeve ajo që e shtyn për të shkuar është familja dhe vendlindja, ndërsa akuzon se asgjë skanë bërë nga komuna.

“Ai qytet që ka qenë, ai është. Nuk kam parë diçka të mirë që ka ndodhë. E kanë bo edhe më keq, me do sende që nuk ja vlen”, thekson ai.

Shpresat tek figura të dëshmuara
Ata thonë se duhet të votohen personalitete që kanë dëshmuar me sukses, por në mesin e tyre nuk mungojnë edhe preferencat politike për koalicionin PVD-UDSH. Një preferencë e tillë është për Shaip Kamberin, një personalitet dhe figurë që ka kontribuar edhe në kohërat më të vështira për Luginën e Preshevës, dhe jo vetëm për Bujanocin. “Po ai u dëshmua gjithmonë dhe është një personalitet i pranueshëm, bashkëpunues dhe që ka qenë gjithmonë në gatishmëri pranë popullit. Kontributi i tij dihet edhe në kohrat më të vështira kur ishin luftërat dhe kur aparati shtetëror serb me Millosheviqin ushtronte dhunë dhe spastrim, e dikush bënte jarani e allashvereshe me serbët”, thotë një mërgimtarë tjetër. Mërgimtarët e Luginës që jetojnë në Cyrih apelojnë që familjarët e tyre të ndëshkojnë politikat aktuale të qeverisjes dhe të sjellin ndryshimin.

Related Articles

Back to top button