Lajme

Mos e shitni votën për 1 litër vaj apo 25 kg miell

Të nderuar qytetar të Preshevës

Ditën e dielë 24 prill 2016 në Preshevë mbahen zgjedhjet parlamentare dhe komunale.

Në fushatën elektorale kandidatët nga subjektet politike në Preshevë u paraqitën me planet e tyre konkrete se çka do të bëjnë nëse fitojn votën e popullit.

Në emër tim personal dhe redaksisë së portalit Presheva.AL ju uroj suksese kandidatëve dhe le të fiton ai që vlerësohet më mirë.

Të nderuar qytetar të Preshevës të jeni korrekt me votën e juaj mos e shitni votën tuaj por votoni për atë që ju mendoni se është më i miri.

Ju kandidatë të nderuar mos e bleni votën tuaj me korrupsion sepse misioni i juaj është ta luftoni korrupsionin dhe ta ndërtoni dhe zhvilloni Preshevën sepse vendi ynë ka nevojë kurr më shumë se tani për njerëz që kanë vullnet dhe që janë të gatshëm të japin gjithçka për vendin e tyre.

MBRONI VOTËN TUAJ MOS E SHITNI POR JEPJANI ATI QË E MERITON

MOS LEJONI QË VOTA JUAJ TË MOS KETË FUQI

Related Articles

Back to top button