Lajme

“Mustafa nuk do të vije në Luginë, nuk është interes i tij dhe qeverisë”

Pas vizitës që kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq i bëri pjesës veriore të Kosovës, kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se do ta vizitoj edhe ai Luginën e Preshevës.

Deri më tani edhe pse është folur e përfolur për reciprocitet mes Kosovës e Serbisë asgjë nuk është konkretizuar. Në lidhje me premtimin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa se do ta vizitoj Luginën e Preshevës si shenjë reciprociteti, politologu nga Kosova, Albinot Maloku tha se ai nuk do ta bëjë një gjë të tillë.

“Reciprociteti mbeti vetëm frazë, Kosova në asnjë moment nuk u interesuar dhe nuk respektoj qoftë edhe vendimet më të vogla për reciprocitet.” – thotë analisti Maloku për Titulli.com, duke theksuar se “për arsye që vetëm pushtetmbajtësit e Kosovës mund ti dinë”.

Më tej ai shtonë se, “Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa nuk do të vije në Luginë të Preshevës, dhe kjo nga se ajo pjesë nuk është në asnjë nga pikat kryesore si interes strategjik i tij dhe Qeverisë së Kosovës. Me muhabete e llafe edhe mund të jetë, por me vepra nuk dukët gjëkundi”.

“Veç këtij mos interesimi edhe aq konkret të Kosovës, e edhe të Shqipërisë mund të them se edhe lidershipi aktual i Luginës së Preshevës e ka sakatosur atë pjesë shqiptare. Fuqi politike në ato anë kanë pas dy lider që njëri mund të konsiderohet gënjeshtar i patentuar e tjetri demagog i regjur. Pasojat e këtij pa vizioni do ti bartin qytetaret e asaj ane.”- përmbyll Albinot Maloku, njohës i çështjeve politike. /Titulli.com/

Related Articles

Back to top button