Lajme

Mustafa: Vuçiqit ia dhashë mirënjohjen pa dashamirësi dhe me trysni nga ndërkombëtarët

Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa gjatë intervistës në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se mirënjohjen që ia ka dhënë kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, ka qenë pa dashamirësi dhe me trysni ndërkombëtare, transmeton Koha.net.

“Bashkësia ndërkombëtare e kanë shtyrë Vuçiqin që të vizitojnë komunitetin shqiptar në Serbi”- tha Mustafa, duke u përgjigjur në vazhdim se a ishte edhe mirënjohja si koordinim me ndërkombëtarët- ai tha: “Gjithçka ka qenë e koordinuar me amerikanët dhe evropianët, ka qenë pa dashamirësinë time”, duke shtuar se askund nuk ka valuar flamuri serb në atë ditë në institucionet e Preshevës.

Ardhja e Vuçiqit, sipas Ragmi Mustafës, ka qenë më shumë edhe për të rënë në sy të ndërkombëtarëve për çështjen e refugjatëve dhe për thithje të fondeve ndërkombëtare. Në fund ai ka plotësuar se Vuçiq është i vetmi kryeministër serb që ka ardhur në Preshevë.

Per të qartësuar këtë gjë, presim që përfaqësuesit e Koreve diplomatike të shteteve përkatëse të akredituar në Beograd, të prononcohen për publikun se cili ishte qëllimi i këtij presioni.
Në anën tjetër po të njejtat ambasada me rastin e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare në Serbi, gjithnjë vijnë e i inkurajojnë politikanët shqiptarë për pjesëmarrje në këto zgjedhje, me theks te veçantë Ragmi Mustafën…

Vallë ky keqpërdorim dhe rrezikim i marëdhenieve të shkëlqyera mes shqiptarëve të Luginës dhe SHBA e EU, a është edhe një dëshmi e strategjisë së Ragmi Mustafës që pervëç zbrazjes dhe mjerimit që ka sjellë tek popullata jonë, t’a izolojë edhe nga miqtë që gjithnjë e ndihmojnë Luginën në aspektin politik, ekonomik, kulturor etj.?

Related Articles

Back to top button