Në Bruksel po përmendet skenari i ndarjes së Maqedonisë midis Bullgarisë dhe Shqipërisë?!
Raportuesi i MIA nga Brukseli, Boban Nonkoviq në profilin e tij në Facebook publikoi informacione që po shpërndahen në rrethet politike në Bruksel për ngjarjet e fundit në Maqedoni dhe fotografinë e madhe për ngjarjet që po ndodhin një kohë më të gjatë në shtetin tonë, transmeton TetovaSot.
Nonkoviq alarmoi edhe për planin e ndarjes së territorit të Maqedonisë midis Bullgarisë dhe Shqipërisë, dhe në atë kontekst e përmend edhe pozicionin që e mori Borisov duke e deklaruar veten si mik i social demokratit Zaev.
“Në këtë kontekst është edhe radikalizmi i veteranëve të UCK-së, që përmes Lëvizjes Besa do të duhet të tregoje mllefin e saj edhe në mitingun e të premtes në Shkup, si dhe kërcënimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama se “ pa ri definimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe pozicionit më të mirë për shqiptarët në Maqedoni, Shqipëria do ta bllokoje hyrjen e Maqedonisë në NATO”, shkruan Nonkoviq.