Lajme
Politikanit nga Maqedonia në kufirin e Preshevës i kapen 100 mijë euro dhe 14 kg ari
Një politikan nga Maqedonia gjatë kalimit në kufirin e Preshevës nga shërbimet doganore i janë konfiskuar afro 100 mijë euro për shkak të dyshimit për kontrabandë me para të gatshme dhe me ari.
Ndryshe, zyrtarët doganor në hyrje të Serbisë, gjatë kontrollit doganor ndaj një nënshtetasi të Maqedonisë i cili ka vozitur veturën e tipit “Volkswagen Passat” me targa maqedonase, kanë gjetur të fshehur një sasi të madhe parash dhe arit.
Sipas informacioneve fillestare bëhet fjalë për 99.000 euro dhe 47 pako ari e cila ende nuk është matur.
Nuk dihet ende se politikani a është shqiptar apo maqedonas shkruan Zhurnal.