Lajme

Në përmbyllje të fushatës, partite politike joshin “elektoratin” me këngetare nga Kosova e Shqipëria

Në përmbyllje të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 24 prillit, partite politike në Preshevë tashmë i kanë caktuar terminet e mbajtjes së tubimeve përmbyllëse të fushatës së tyre. Përveç harxhimeve marramëndëse, kanë siguruar edhe këngetarë nga Kosova e Shqipëria, me qëllim të tërheqjes së një numri më të madh të pjesëmarrësve në tubimet e tyre, raporton Presheva.AL

Derisa PVD ka sjellur këngetarën Greta Koçi nga Shqiperia, PDSH përveç këngëtares Leonora Jakupi nga Kosova, ka siguruar edhe moderatorin nga Maqedonia – Avni Qahilin.

Ndërsa subjekti më i ri në këto zgjedhje APN më herët kishte deklaruar që ne nuk kemi nevojë edhe mëtej të jua shpërlajmë trurin popullatës për të grumbulluar masë popullore, sa për ti kapur kamera e për ti zhgënjyer 4 vitet e ardhshme, siç po bëjnë partit e mëdha.
Po të ishin atraktive partitë politike te deritanishme, nuk do të kishin nevojë për të ftuar figura të artit nga trojet shqiptare me theks te veçantë këngëtare femra që duke përdorur famën e tyre, të arrijne të sigurojnë “prezencë” të (gjasme) elektoratit të tyre.

Tubimi ynë do të jetë modest, por domethënës. Nuk do të joshim me këngetare dhe pije e ushqime, për t’i tërhequr sa për t’i zënë syri i kameras. Elektorati yne, por edhe e tërë popullata janë duke e parë se kah po shkon treni. Ndryshimi tashmë ka ndodhur dhe me 24 prill formalisht do të vuloset nga votuesit tanë, theksojnë përfaqesuesit e APN-së për Presheva.AL

Related Articles

Back to top button