Lajme
Në Zvicërr ka ndërruar jetë veprimtari nga Rainca Skender Murati
Në një njoftim nga të afërm të familjes Murati nga Rainca e komunës së Preshevës bëhet e ditur se ka ndërruar jetë Skender Murati nga Rainca që jetoi në Zvicër.
“U nda nga ne fizikisht bashkveprimtari i çështjes kombëtare SKENDER MURATI, ish veprimtari i LPK-së në Këshillin e Churit-Zvicër, veprimtari e ish kryetari i SHMSH “ATDHEU” në Badragaz, veprimtari që nuk la tubim e demonstratë pa marr pjese në Zvicër e gjithe Evropën në veprimtarit atdhetare për kombin e Atdheun”, thuhet në njoftimin e familjarit të të ndjerit.
Bashkëveprimtarët nga Zvicra i shprehin gushëllime familjes dhe gjithë dashamirëve, varrimi bëhet nesër më 17 Prill (e dielë) në fshatin e lindjes RAINCË në ora 13.00 pas faljes së namazit të drekës.