Nga qershori askush sdo t’jua kërkojë çertifikatat e lindjes, kurorëzimit apo nënshtetësin
Qytetarët e Serbisë në të ardhmen e afërt në institucionet shetërore nuk do të duhet ti dorëzojnë më çertifikatat zyrtare ndërsa harxhimet për taksa do të jenë më të ulëta.
Regjistrimi i fëmijëve në entin parashkollor me siguri këtë vit do të jetë edhe i fundit ku për regjistrimin e tyre do të duhet të dorëzohen shumë dokumenta. Vitin e ardhshëm gjithçka do të jetë elektronike, andaj edhe prindërit do të lirohen nga obligimet për të tubuar një numër të madh të dokumentave.
Me 8 qershor do të filloj aplikimi i ligjit të ri me të cilët parashihet që të gjitha dokumentat me të cilët shenohen të dhënat zyrtare – certifikata e lindjes, e kurorëzimit, për të vdekurit apo nënshtetësia – më askush nuk do ti kërkojë nëpër sportele, gjegjësisht ato do të shkëmbehen ndërmjet vet institucioneve.
Në këtë mënyrë do të lehtësojnë edhe obligimet e qytetarëve që të kërkojnë dhe presin radhë për një dokument por edhe do të lirohen nga taksat që nuk janë edhe pak të kushtueshme.