Të rinjët e Presheves po vazhdojnë të tregojnë se kanë vullnet të mirë dhe përparimtare.
Më 27 Prill u mbajt nata e parë e edicionit te dytë të projektit “Art of Dance” i cili në vete përmban vallëzime moderne, vallëzime tradicionale shqiptare, street dance, recitim, kendim, koreografi, balet, instrumentale e shumë aktivitete tjera artistike.
“Art of Dance” për herë të parë u mbajtë në vitin 2014, dhe pas dy viteve po realizohet edicioni i dyte ku Rilind Shaqiri, organizatorë i Projektit të sivjetem, tha se ky grup janë duke pretenduar qe ta bëjnë këtë projekt nje traditë në Presheve.
Nata e dytë e projektit “Art of Dance” do të mbahet diten e premte me 6 Maj në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica” ku i bëhet thirrje të gjithë qytetareve të marin pjese. Ky projekt ka motive humanitare.