Paradoksi në Preshevë dhe Bujanoc: Më shumë votues se banorë!
Numri i qytetarëve me të drejtë vote në komunën e Bujanocit dhe Preshevës tejkalon për 12.000 persona numrin zyrtart të banorëve në këto dy komuna.
Sipas të dhënave të komisionit ndërkombëtarë dhe eskpertëve vendor që kanë kosntatuar numrin e banorëve në komunën e Preshevës dhe Bujanocit, pasi shqiptarët kanë bojkotuar regjistrimin e vitit 2011, në këto dy komuna jetojnë 67.900 banorë.
Këto të dhëna tregojnë se në komunën e Bujanocit jetojnë 38.300 banorë ndërsa në Preshevë 29.600 banorë.
Në të njejtën kohë, sipas të dhënave zyrtare të komisionit komunal zgjedhor, në Preshevë dhe Bujanoc gjithsejt ka 79.688 votues.
Në Bujanoc zyrtarisht ka 38.300 banorë, ndërsa në lista zgjedhore sipas komisionit zgjedhor ka të regjistruar 42.288 votues, gjegjësisht 3.988 njerëz më shumë në lista zgjedhore se sa numri i banorëve që ka zyrtarisht komuna.
Në Preshevë zyrtarisht ka 29.600 banorë ndërsa sipas komisionit komunal për zgjedhje janë të regjistruar 37.400 votues gjegjësisht 7800 votues më shumë se sa numri i banorëve. /presheva.com/