Lajme

Nga 1h me Paulownia merr përfitime rreth 300.000€ çdo 7 vjet

Fidanishtja Paulownia Liridoni është fidanishthja e parë në Luginë e rajon e cila është e licensuar në kuadër të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të ujit të Republikës së Serbisë. Si fidane më e rëndësishme e cila ka filluar të kultivohet tre vitet e fundit me një sukses shum të madh e cila edhe më tëpër e ka rritur si firmë këtë fidanishte është kultivimi i drurit të bimës së quajtur Paulownia apo druri mbretëror . Fidanet të cilat kultivohen në këtë fidanishte janë hibride të njohura me emrat Paulownia elongata, P. tomentosa, P. shantong , P. fortunei, hibridi 1951e shum lloje tjera  po të kësaj gjinie.

Paulownia 1

PAULOWNIA

Paulownia është dru i cili vetëm kohët e fundit ka filluar të njihet në Ballkan përshkak të disa karakteristikave shum të dobishme, si origjin e këtij druri është Kina e cila e kultivon atë me shekuj. Kohët e fundit edhe në vendin ton kërkohet një sasi e madhe e këtij druri për shum arsye ndër të cilat është edhe përfitimi ekonomik i majëm.

Paulownia 2

KARAKTERISTIKAT THEMELORE TË DRURIT TË PAULOWNIAS

  • Është bimë e cila rritet me një shpejtësi shum të madhe, deri në dhjet herë më shum se llojet tjera, Fidanet tona kanë arrit të thyejn edhe rekord ku një fidane e mbjellur në pranverë për 5 muaj e ka arritur lartësinë deri në 8 metra .
  • Fidanet të cilat ne i kultivojmë arrijnë të zhvillohen në lartësinë mbidetare 1500 -2000 metra  dhe si dru kjo arrin ti përballoj temperaturat nga -27 e deri  në +60 grad celsius që dmth se ka një ekuivalencë të gjerë ndaj temperaturës pra është lloj Eurivalent.
  • Paulownia lulëzon njëherë në vit dhe lulen e mban afro 6 javë e cila ka ngjyr vjollcë ose të bardhë , lulëzon qysh nga viti i tretë, kjo është arsyeja që ajo të përdoret si bimë decorative.
  • Në fillim ajo ka gjethe shum tw mwdha kurse me kalimin e viteve rritet numri I tyre kurse zvoglohet madhësia , ajo ka aftësi të madhe që të përthith CO2 dhe të liroj një sasi shum të madhe të O2.
  • Ajo gjithashtu prodhon edhe fitoncide të cilat janë antibiotik me prejardhje bimore.
  • Paulownia njihet gjithashtu edhe si bimë mjaltëdhënëse sepse në vete kur lulëzon ka një numër konsiderueshëm të madh të luleve të cilat e posedojnë një sasi të madhe të nektarit dhe është konstatuar se një bimë e rritur mesatarisht të jap 50 kilogram mjaltë, kjo është edhe arsëeja që bletarët ta kultivojnë atë me të madhe.
  • Druri i kësaj bime është shumë i përdorueshëm në industri të ndryshme sepse ka një kualitet mjaft të mirë dhe pas 8 viteve pas mbjelljes së saj ajo jep rreth 1 metër kubik mas drurore
  • Pauloënia është edhe një bimë e cila quhet si Azotofiksatore sepse ka aftësi të madhe të lidh azotin dhe me këtë kuptojmë se ajo e ruan tokën nga erozioni.
  • Druri I kësaj bime është shum rezistent ndaj ujit dhe ka një elasticitet më të madh në krahasim me drunjët tjerë për këtë arsye është më i qëndrueshëm, pastaj një dukuri shum e rëndësishme e tij është edhe pesha shum e vogël e drurit gjë që mundëson që ky dru të ket një përdorim tej mase të madh në ndërtimin e mobileve të ndryshme për shtëpi si dhe në mas të madhe e fut në përdorim bukuria e tij pasi që përpunohet.
  • Druri i Paulownias është edhe shum rezistent ndaj insekteve gjë e cila menjëher na lë të kuptojm jetëgjatësin më të madhe të tij.

 Paulownia 3

 PËRDORIMI I DRURIT TË PAULOWNIAS

  1. Druri i saj përdoret në industrin e Peletit dhe Briketit
  2. druri i saj gjat djegëjes i jep 47.000 kalori e cila na lë të kuptojmë se ai e rrit temperaturën e zjarrit  në mbi 400 grad celsius , druri i paulownias gjat prodhimit të peletit dhe briketit përzihet me drunjë të tjerë në një proporcion 1/9 dmth 1 metër kub dru i paulownias dhe 9 metër kub dru tjetër qoft ai ah, bung etj.
  3. Një cilësi e këtij druri është edhe ajo se është mjaft i qëndrueshëm ndaj lagështis dhe ka një masë të lehtë, që është edhe arsyeja që ai përdoret edhe shum në industrin e ndërtimit të anijeve , pastaj edhe në ndërtimin e veglave muzikore .
  4. Veçori tjetër pozitive është edhe ajo se nuk ka nyje , thahet shpejt dhe kur druri është i tharë ai peshon 1 metër kubik 240 kilogram.
  5. Për shkak të bukuris së tij pasi të përpunohet ai gjen një përdorim të gjerë edhe në ndërtimin e inventareve të ndryshme për shtëpi si psh: tavolina, karrige, mobilje e shum të tjera duke përfshi këtu edhe parkete etj.

 Paulownia 4

LULËZIMI
Paulownia ndryshe njihet edhe si bimë dekorative dhe mjaltdhënëse sepse ajo në vëtë kur e fillon lulëzimin posedon një sasi shum të madhe të luleve të cilat janë shum të rëndësishme sepse posedojn nektar të shumtë gjë e cila ia jep kësaj bime edhe një emer tjetër që është ajo i bimës mjaldhënëse. Lulet i ka tubulare të cilat janë dygjinishe pra i posedojn edhe thekët si organe mashkullore e edhe pistilin si organ femëror , me ngjyrë vjollcë e cila lulëzon nga viti i tretë e më saktësishtë në muajin maj dhe lulen e mban diku rreth  gjashtë javë, fruti i tyre paraqitet në formë të kapsulës të formuar nga dy kapakë që në vete posedon sasi shum të madhe të farave të cilat kan përmasa shum të imta.
Paulownia 5

RËNDËSIA BIOLOGJIKE E PAULOWNIAS
Ndër karakteristikat e shumta të cilat i përmendëm vlen shum të theksohen edhe rëndësia në aspekt biologjik e këtij druri i cili me të drejtë quhet druri mbretëror.
Në fillim të zhvillimit të kësaj bime hasim pak vështirësi derisa të fillon të zhvillohet me një hov shum të madh, në fillim pra në vitet e para gjethet e saja jan shum të mëdha me dimension deri në 93 centimetra e rritur në plantazhet tona, pikërisht nga madhësia e gjethit këtu vërejm aftësin e madhe të saj që ka për përthithjen e rrezeve të diellit të cilat janë të nevojshme për kryerjen e procesit të fotosintezës  gjat të cilit prodhohet një sasi shum e madhe e oksigjenit , konsiderohet se një bimë e paulownias ka aftësi të furnizoj me oksigjen  për 1 orë 64 persona gjat tërë ditës , nga kjo shihet se ajo përthithë një sasi bukur të madhe të dioksidit të karbonit nga ku na lë të kuptojmë se është një pastruese e madhe e ajrit për të cilin kemi shum nevoj kohëve të fundit. Pas vitit të dytë sasia e gjetheve është shum më e madhe kurse madësia e tyre zvoglohet por sasia e prodhuar e oksigjenit rritet edhe më shum .  Prodhimi i fitoncideve të cilat jan antibiotik me prejardhje bimore  paraqet karakteristik tjetër si dhe rëndësi jo më e vogël se tjerat është edhe se kur ajo lulëzon posedon me mijëra lule të cilat posedojn nektar nga i cili bletat prodhojn mjaltë e rrespektivisht një bimë jep mesatarisht 50 kg mjaltë.  Karakteristika tjera tw cilat u përmendëë lart e të cilat I fusim në kuadër të cilësive biologjike është edhe rezistenca e tyre ndaj insekteve si dhe njihen si bimë azotofiksuese pra e pengojn erozionin e tokës.

Paulownia 6
Mbjellja e fidanes së Paulownias

Si cdo bimë tjetër edhe kjo i ka kriteret e veta të cilat duhet të plotësohen gjat mbjelljes që të mund të zhvillohet ashtu sic duhet.. Në një hektar të tokës varësisht nga qëllimi për të cilin destinohen mund të mbillen ;

  1. Plantacioni për briket dhe pelet : në një hektar të këtij plantacioni mund të mbillen nga 2500 – 4000  fidane. Dimensionet 1.5 x1.5
  2.  Plantacioni për industri : në një hektar të këtij plantacioni mund të mbillen nga 1000 fidane. Dimensionet  : 4×2.5, 4×3, 4×4, 3×3.    Një fidane e cila është e dëstinuarpër industri kërkon hapsir 10 deri në 16 metra katror .

Gjat mbjelljes së fidaneve  gropa për cdo fidan duhet të hapet me dimensione 50x50cm , në grop të hidhet një sasi e plehut natyral e gjithashtu edhe 150 -300 gram pleh artificial 3×15, e gjith kjo përzihet me dheun dhe pastaj mbillet fidanja.

Paulownia 7

UJITJA DHE MIRËMBAJTJA
Kjo është bimë e cila i përshtatet llojeve të ndryshme të tokave dhe në vitet e para të zhvillimit të saj kërkon ujitje më të shpeshtë e më saktësishtë rreth 20 litra ujë në javë për një fidane në ato vende në të cilat sasia e reshjeve ështe më e vogël se 50 mm. Ujitja mund të jet e llojeve të ndryshme si përshembull kova, cistern por më i preferuar për mirëmbajtjen e tyre është rregullimi i sistemit të ujitjes pik pik.

Paulownia 8

TË MIRAT MATERIALE TË P AULOWNIAS
Të mirat materiale të cilat i sjell Paulownia kan bërë që vitet e fundit të njihet e të kërkohet në sasi jashtëzakonishtë të madhe , rritja e saj është shum e shpejt për këtë arsye edhe përfitimi ekonomik është i shpejt dhe i madh.

Më poshtë do të paraqesim disa nga përfitimet nga kjo bimë në mënyra të ndryshme:

Nëse druri i Paulownias destinohet për tu prerë vetem si dru i thjeshtë për djegëje ai prehet pas vitit të  tretë ose katër ,atëher 1 metër kubik i saj më së paku do ket cmimin 120 – 150 euro.

Nëse ky dru mbillet dhe destinohet të përpunohet si dërrasë atëher cmimi i saj  i papërpunuar do të jet 250 – 300 euro , ndërsa si i përpunuar do të jet afërsisht 500 – 700 euro , prerja e tyre për këtë qëllim bëhet pas vitit 7 – 8 vite .

Paulownia 9

Related Articles

Back to top button