Për zgjedhjet: Grupi i studentëve të Luginës /Gjermani
Populli i hutit,
Desha me fillu me Lutin e përfundova me hutin. Gjendja jonë në të cilën ndodhemi tash është për keqardhje. Nuk është problem se kë po votojmë, por me këtë veprim kam një bindje se prap do të dëshmojmë një mentalitet të lodht edhe rraskapitur.
Mbaj mend kur në Preshevë njerëzit kishin krenari dhe mburreshin me atë që janë. Kam përjetu edhe kur kam qenë jashtë Preshevës të ndihem i rrespektuar qe vij nga ai vend. Vërtetë kanë ndryshu gjërat. Mbrëmë fillova që ti spjegoj shokëve të mi se si është gjendja në vendlindjen time, e keqja është që s’dija ka t’ja filloj dhe mu desht të gënjej. Nuk di si ti shpjegoj njerëzve që për një thes miell ose një litër vaj qytetarët shesin dinjitetin e vetë.
Ndoshta mund të gjejë asryje përbrenda vetes sime për gjendjen e rënd që populli përjeton çdo ditë, dhe vlera e një thesi të miellit mund të jetë e lart, por shokët e mi nuk e kuptojnë këtë gjë. Që familjet kan nevojë për një thes miell ose një litër vaj, kjo po duket dhe nuk do mend të kuptohet. Por një gjë është edhe më e vështirë. Njerëzit kanë humb besimin se një ditë do të bëhet mirë. Përveç që kanë humb besimin kanë humb edhe pronësin e vetes së vetë, opinioni i manipuluesve bëhet realiteti i tyre për një kohë të shkurt. Me Lutin ndoshta e teprova pak por me hutin ja kam qëllu komplet.
Vota jote te prezentanton ty. Nese kemi ardhe ne gjendje te mendojm se ne vlejm sa nje thes miell, kjo gjendje eshte deshmi per nje veprim te gabuar ne kete kaluaren. Mos e shit veten, mos e shit voten, mos rri ne shtepi, te dielen voto ate qe ti mendon se eshte me i miri. Behu vigjilent dhe kerko llogari tek ata qe i besove voten. Duhet ta ndryshojm mentalitetin qe te ndryshoj gjendja.
Krenar Rexhepi
Grupi i studentve te lugines
Chemnitz Gjermani.