Përçahen edhe serbët në Preshevë, dy lista zgjedhore për zgjedhje lokale
Në zgjedhjet lokale në Preshevë, serbët do të marrin pjesë me dy lista, pasi nuk është arritur marrëveshja e paralajmëruar për një përfaqësim të përbashkët.
Lista me më shumë parti do të jetë ajo “Lista e përbashkët serbe – Serbia fiton”, e cila është dorëzuar në komisionin zgjedhor komunal dhe në të janë 13 kandidatë për këshilltarë.
Në këtë listë kandidatë kanë SNS që është bartës i listës, SPS, Lëvizja socialiste, SRS dhe Nova Serbia, ndërsa DSS nuk ka kandidat të saj por e ka përkrahë listën.
Në listë nuk gjendet kandidati nga Partia e penzionerëve të bashkuar të Serbisë që nuk janë pajtuar me principet andaj edhe ata me siguri do të dorzojnë edhe listën e vet.
Predrag Stoshiq, nga këshilli komunal i SPS ka thënë se kësaj here është reale që serbët të kalojnë cenzusin dhe të kenë 2 këshilltarë në kuvendin komunal të Preshevës.
Ai ka thënë se në Preshevë ka 1700 votues serb dhe se në zgjedhje dalin rreth 1200, ndërsa përqindja për të hyrë në kuvend është rreth 900 vota. /presheva.com/