Lajme
Përurohet fabrika e re e turqve në Vladiçin Han
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka hapur sot në Vladiçin Han fabrikën e investitorit turk “Teklas Automotive”, e cila prodhon komponentë për pjesë të veturave, njofton RTS, transmeton Titulli.com.
Investimi i përgjithshëm i turqve ishte 11.35 milion euro, me 400 të punësuar në çerekun e parë, ndërsa deri më 2018 janë paralajmëruar të punësohen 1.200 persona.
Shiritin për hapjen e fabrikës e prenë kryeministri Vuçiq dhe ambasadori i Turqisë në Serbi, Mehmet Kemal Bozaj, ndërsa në hapje ishin edhe ministrat Rasim Lajiq dhe Zhelko Sertiq.
“Kjo është një ditë e madhe jo vetëm për Vladiçin Hanin, Rrethin e Pçinjës e të Jabllanicës, por për gjithë Serbinë”, ka thënë Vuçiq me rastin e hapjes së fabrikës./rts.rs/