Lajme

Politikanët e Preshevës në fushatë me duar të pastra




Mbase janë zgjedhjet në Preshevë, kuptohet se gjysma e popullatës kanë me konkuru për këshilltar komunal sepse vende tjera pune në Preshevë nuk egzistojn.

Mos u brengosni nëse e keni ndërruar partinë
sepse nuk ka të keqe asgjë, në Preshevë ka parti ma shumë se sa ju keni çorapa për vete në shtëpi.
Pra ju duhet keni kujdes kur dilni para votuesve, çfarë përshtypje po lini para tyre. Mos i kushtoni rëndësi bukurisë, sepse votuesit nuk i intereson bukurija juaj, fundi i fundit t’kishnit qenë të bukur nuk ishni marr me politik po me diqka tjetër.

Bleni tesha të reja, jo çfardo tesha po firmato. Kini kujdes nga ngjyra e kaltër e teshave , nëse është e kaltër shumë qel atëher mundeni të dukeni si puntor i thjesht, po keni kujdes.
Edhe nga ngjyra e zezë se atëher mundeni të dukeni si kamarjerë. Pra bleneni nga një katë të përhimt, mos u lëshoni në zgjedhjet e juaja personale, sepse ju nuk keni shije për modën.

Këmishën blene të bardh, qysh kini hy dhondërr njësoj. Mos e bleni vetëm një kmishë po disa, të njejtën ngjyrë pra të bardhë, Sepse keni me hongër e me pi në kurriz të popullit sa të mundeni,
e për fukara juve mos t’iu ha hiq. Me rëndësi është ju të ndiheni mirë, votusit duhen me ju marr lakmi qe për kurgjo spo ju hanë.

Mos harroni bleni syza me dioptri, kjo vlen për ata politikan që kurqysh smujn me kry shkollën,e kur ti ndoni syzat me dioptri 0, dukeni si intelektual, nëse rastësisht është donjë politikan në mesin e juaj me titull doktor e nuk ka syza, ju mos u habitni, se aj nuk ka nevoj për syza se me tru është taman.

Mos harroni me pasë kujdes edhe në flokë çfarë frizure po mbani.Për flokët e juaja ndreqni diku në Vrajë, po gaboni te berberët e Luginës, se ata jan shpijunat e popullit, me gabu mi rregullu flokët në
lugin për 24 orë boni horë, ju edini qe populli nuk i voton morravqët. Prandaj mes veti ju mundeni të shaheni edhe privatishtë gjat fushatës elektorale, po nuk guxoni të tregoni për njëri tjetrin se jeni morravça.

Keni kujdes si silleni rrugëve, ushtroni para pasqyres, sepse tani ju jeni njeri i rëndësishëm i qytetit, rrenat qe keni mi thon përsëritni për ditë para pasqyres, edhe një ditë do ti besoni ju vet rrenës juaj.
keni kujdes kur dilni në qytet njerzve i folni me dorën e djathët, po gaboni me i fol votuesve me dorën e majt se ju mbetet hatri, ju edini qe ne nuk e përdorim letren e tualetit, dhe funksioni i dorës së majtë dihet qfare është, populli nuk edi qe ju leje qe nuk e përdorni letrën e tualetit po ju as ujin nuk e perdorni, pra ju jeni njerz me duar të pastra.

Shkruan: Kastriot Kaqa Saqipi /regjisor/

Related Articles

Back to top button