Popull i dashur, kam një mesazh për të gjithë ju: “Aman vetëm votën mos e shitni…!”
Mos e merrni në qafë veten dhe pjesën tjetër të popullit e sidomos “rininë” të cilët e dëshirojnë më të mirën për ju, për vete dhe për gjithë vendin në radhë të parë…ja ku po jua them publikisht dhe personalisht se data e 24 Prillit (Ditës së votimeve) po afrohet dhe unë ende s’kam krijuar bindjen ose besimin e plotë se kujt duhet dhënë #votën (edhe pse mendjen e kam të ndarë) por do të pres denjësisht deri ditën kur do të shuhen të gjitha këto aktivitete e fushata të cilat i kam ndjekur pothuajse të gjitha në këndvështrimin e një qytetari të thjeshtë, neutral dhe të pavarur.
Dhe le të guxojë e të dalë ndokush personalisht t’më kërcënojë ose qoftë larg t’më shantazhojë me blerje të #votës !!!
“Mjaftë më”, lëreni këtë popull të mjerë e “rinin” e cila dita e ditës vetëm po varfërohet e po largohet vetëm e vetëm duke rënë pre e kësaj “dukurie” e cila ndodhë një herë në katër vite e që na lë “të gjymtë” për shumë vite me radhë duke u praktikuar vazhdimisht…!!! Andaj vë gishtin në kokë “vetdijësohu” dhe nëse tashmë ke rënë pre e këtij gabimi “Pendohu”.
Dhe dita që do të vijë kur ti do të zgjohesh për të shkuar pranë kutisë së votimit le të jetë dita e “Mbretërisë tënde”, sepse atë ditë ti do të jesh “Pushtetbërësi” e ata të cilët tani më e kanë pranuar ofertën e shitjes së “votës” së tyre dhe nuk pendohen fatkeqësisht nuk do ta përjetojnë këtë kenaqësi, sepse ata tani më e kanë shitur jo thjesht votën e tyre, por të drejtën për të votuar.
Vota e tyre tani më i përket blerësit të tyre, ata do të shkojnë në qendrën e votimit thjesht si një automat për t’votuar sipas pazarit të tyre, në fakt ata nuk shitën vetëm këtë por dy gjëra, veç votës ata shitën edhe kënaqësinë e ditës së tyre të pushtetit ose më saktë, këtë të dytën ia dhanë falas.
Ditën e zgjedhjeve blerësi i votave do të zgjohet nga gjumi me ndjenjën e kënaqësisë të të qenit pushtetar, në sajë të zotërimit paraprak të votës tënde dhe të votave të disa të tjerëve që mund të jenë edhe anëtarët e familjes tënde, ose të afërmit e tu, votën e të cilëve ti e ke shitur bashkë me tënden.
Dhe në fund për ta mbyllur po citoj një thënie “të madhe” të një ish-presidenti amerikan, Theodore Roosevelt i cili ka thënë: “Një votë është si një pushkë. Vlera e saj matet me karakterin e atij që e përdor atë”.
A nuk është thënë në atë mënyrë që ta kuptojnë shtresat e gjëra të votuesve..!?, sipas kësaj thënje del se ti i dashur votëshitës ke vrarë veten me këtë armë që të është dhënë ditën e zgjedhjeve.
Nuk është çudi që ti i dashur votëshitës, kur shikon në ekran politikanin që mori pushtet me votën tënde, thua pikërisht këtë: “Vrava veten me dorën time..!”